1Çdo vit, magjistratët, të cilët në vitin paraardhës kalendarik, në mënyrë të veçantë, kanë pasur vlerësimin më të lartë etik dhe profesional, marrin një shpërblim të barabartë me një pagë referuese bazë.
2Këshillat miratojnë rregulla më të detajuara lidhur me shpërblimin, sipas pikës 1, të këtij neni, duke:
akufizuar të drejtën e përfitimit për 5 për qind të magjistratëve në vit, të vlerësuar gjatë vitit të kaluar kalendarik;
bpërcaktuar kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e magjistratëve që gëzojnë këtë të drejtë.