1. Paga dhe përfitimet e tjera të magjistratit nuk mund të ulen, me përjashtim të rasteve kur:
a. ka situata të vështira financiare në vend ose emergjenca të tjera kombëtare, duke marrë parasysh faktorët si vijon: një mospërputhje e qartë midis dinamikës së pagave të magjistratëve dhe dinamikës së pagave standarde në shërbimin civil; indeksi i pagesave, ashtu si dhe indeksi i çmimeve të konsumatorit. Këta faktorë është e nevojshme që të vlerësohen, për të gjetur balancën mes paprekshmërisë së pagës dhe nevojës për të shmangur marrjen e borxheve të reja;
b. magjistrati ushtron të drejtën për t’u kthyer nga një pozicion i mëparshëm më i lartë ose më i specializuar ose me mandat të kufizuar dhe me pagesë më të lartë;
c. magjistrati ka masë disiplinore;
ç. vjen si pasojë e një vlerësimi të ulët etik dhe profesional, sipas parashikimeve të këtij ligji.
2. Magjistrati duhet të kthejë shumat e përfituara të pagës ose përfitimeve financiare nëse ka përfituar më shumë sesa është parashikuar në ligj.