1Këshillat krijojnë dhe administrojnë dosjet personale dhe regjistrin e magjistratëve. Regjistri i magjistratëve është një bazë unike e të dhënave profesionale dhe personale të magjistratit.
2Dosja personale e magjistratit duhet të përmbajë të paktën informacionin e mëposhtëm:
aemrin dhe adresën;
bgjendjen civile, emrin dhe profesionin e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es dhe fëmijëve;
chistorinë e arsimimit;
çdatën e emërimit;
dpjesëmarrjen në kurset e trajnimit;
dhçdo të dhënë me natyrë disiplinore, penale dhe të dhënat e marra nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
erezultatet e vlerësimit të veprimtarisë;
ëecurinë e detajuar të zhvillimit të karrierës;
fdatën dhe shkaqet e ndërprerjes së mandatit, sipas rastit.
3Këshillat miratojnë rregulla të hollësishme për:
aformatin e regjistrit dhe të dhënat që administrohen në të;
binformacion shtesë që duhet të përfshihet në dosjet personale;
cmënyrën e mbajtjes së dosjes personale dhe regjistrit;
çpjesët e dosjes personale dhe regjistrit që aksesohen nga publiku.
4Këshillat mbledhin dhe përpunojnë të dhënat në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.