1Vlerësimi i veprimtarisë së kryetarit bazohet në këto burime:
adosja personale e kryetarit;
bvlerësimi i kryer nga kryetari, i cili përmbush, në mënyrë të njëjtë, kriteret e vlerësimit të kryer nga magjistrati;
craportet vjetore të kryetarit, ku pasqyrohen të dhënat e veprimtarisë financiare dhe procesverbalet e mbledhjeve vjetore të analizës së gjykatës ose prokurorisë, si dhe raporti përkatës i përfaqësuesit të Këshillit në këto mbledhje, duke përfshirë edhe regjistrimin audio;
ççdo urdhër ose vendim i kryetarit, i nxjerrë në ushtrim të kompetencave për organizimin e gjyqtarëve ose prokurorëve ose të administratës gjyqësore ose të prokurorisë;
dtë dhëna statistikore për funksionimin e gjykatës ose prokurorisë në pesë vitet e fundit;
dhraportet e inspektimit të gjykatës ose prokurorisë nga institucionet shtetërore;
eçdo dokument, i cili tregon aftësitë e komunikimit të kryetarit me publikun dhe të tretët;
ëmendimi i dhomës vendore të avokatisë dhe të kryetarit të prokurorisë ku ushtron funksionin kryetari i gjykatës ose mendimi i dhomës vendore të avokatisë dhe të kryetarit të gjykatës ku ushtron funksionin kryetari i prokurorisë;
finformacioni me shkrim nga Shkolla e Magjistraturës ose institucione të tjera që vërteton pjesëmarrjen dhe përfshirjen e kryetarit në veprimtari trajnuese për drejtimin dhe organizimin e gjykatës apo prokurorisë;
gtë dhëna për verifikimin e ankesave të paraqitura ndaj kryetarit në këtë cilësi, gjatë periudhës së vlerësimit;
gjvendime përfundimtare për masa disiplinore, për shkak të pozicionit të kryetarit, të dhëna gjatë periudhës së vlerësimit, pavarësisht nëse masa disiplinore është shuar ose jo;
hkundërshtimet e kryetarit dhe çdo procesverbal ose dokument i seancës dëgjimore gjatë procesit të vlerësimit;
içdo burim tjetër që evidenton veprimtarinë profesionale të kryetarit.