1Kryetari i dërgon Këshillit aktet e vlerësimit të magjistratit, brenda dy muajve nga data e njoftimit, sipas nenit 85 të këtij ligji.
2Aktet e vlerësimit përfshijnë:
avlerësimin e kryer nga magjistrati, dy vendime gjyqësore ose dy akte të hartuara prej prokurorit, të përzgjedhura prej tij për çdo vit, si dhe çdo e dhënë tjetër e paraqitur nga magjistrati;
bmendimin e kryetarit;
ckundërshtimet e mundshme të magjistratit ndaj mendimit të kryetarit dhe procesverbalin e dëgjesës.