1Çdo 3 vjet, Këshillat publikojnë një raport periodik për sistemin e vlerësimit, në të cilin pasqyrohet të paktën ky informacion:
apërshkrim i përgjithshëm i vlerësimeve të kryera gjatë periudhës që mbulon ky raport;
banaliza e përfundimeve të vlerësimit, duke identifikuar dobësitë dhe përparësitë e trupës së magjistratëve dhe të sistemit gjyqësor ose prokurorisë;
canaliza e efikasitetit të rekomandimeve të miratuara në periudhën raportuese pararendëse;
çrekomandimet për masat që duhen marrë për të kapërcyer dobësitë e identifikuara.
2Raporti periodik publikohet deri në fund të muajit mars të vitit që vjen pas periudhës që mbulohet nga ky raport.