1Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh për-shtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.
2Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal. Masa e arrestit në burg nuk mund të vendoset kur gjykata çmon se, për krimin e kryer, dënimi mund të jepet me kusht.
3Kur i pandehuri është i mitur gjykata mban parasysh interesin e tij më të lartë dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative konkrete.