1Policia gjyqësore merr të dhëna nga personat që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit.
2Zbatohen dispozitat e neneve 155 deri 160.
3Nëse të dhënat duhet të merren nga një i mitur, duhet të sigurohet prania e prindit ose kujdestarit, ose e një personi të rritur, të zgjedhur nga i mituri, si dhe prania e psikologut.