1. Këshilli, kur vendos të ulë përkohësisht pagën e magjistratit deri në 40 për qind, bazuar në kriteret e përcaktuara në nenin 115, të këtij ligji, për një periudhë jo më të gjatë se një vit, ose gjobën që i është caktuar, në masë të barabartë me uljen e përkohshme të pagës, vlerëson rëndësinë e çështjes dhe të gjitha rrethanat e saj. Ulja e përkohshme e pagës jepet në këto raste:
a. kur magjistratit i është dhënë vërejtje konfidenciale ose vërejtje publike për shkelje disiplinore të mëparshme;
b. kur masat më të lehta disiplinore janë të papërshtatshme për rrethanat e shkeljes disiplinore;
c. kur rrethanat e shkeljes nuk përbëjnë shkelje disiplinore shumë të rëndë dhe nuk është e përshtatshme një masë disiplinore më e rëndë.