KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 40: Rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit 14 vjeç-18 vjeç

1Përveç rregullave të parashikuara në nenin 361/a të Kodit të Procedurës Penale për të miturin mbi 14 vjeç dhënia e dëshmisë bëhet pa praninë e të pandehurit. Në këtë rast gjyqtari urdhëron largimin e përkohshëm të të pandehurit nga salla e gjyqit, duke siguruar pjesëmarrjen e detyrueshme të mbrojtësit të të pandehurit në seancë gjyqësore.

2Në rastin e zbatimit të pikës 1, të këtij neni, gjykata, sipas rastit, informon të miturin mbi të drejtën e tij për të kërkuar që i pandehuri të jetë i pranishëm. Nëse i mituri e kërkon këtë, gjykata e vlerëson menjëherë kërkesën, nisur nga rrethanat konkrete, pjekuria e të miturit, rreziku i riviktimizimit dhe viktimizimi dytësor dhe vendos mbi kërkesën.

Përmbajtja

    • 1. Neni 40 parashikon në lidhje me të miturit sipas moshës përkatëse, balancën e duhur mes sigurimit nga njëra anë të provave në procesin penal që shërbejnë në dhënien e drejtësisë dhe garantimit të interesit më të lartë të miturit nga ana tjetër gjatë procedurës së marrjes së dëshmisë. Konkretisht gjykata gjatë marrjes së dëshmisë nuk duhet të cenojë zhvillimin psikologjik e mendor të të miturit, si dhe duhet të shmangë riviktimizimin dhe viktimizimin e dytë të tij/saj.

      2. Gjithashtu ky nen në paragrafin e dytë parashikon procedurën dhe kriteret që duhet të mbajë parasysh gjykata për të vendosur në lidhje me kërkesën e miturit që i pandehuri të jetë i pranishëm gjatë pyetjes së tij.

    • 3. Paragrafi i parë të referon në rregullat e përgjithshme që gjejnë zbatim në marrjen në pyetje të të miturit në moshën 14 deri në 18 vjec¸, që gjenden në nenin 361/a paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale (KPP) dhe njëherazi shton një rregull të posaçëm për të miturit sic¸ është dhënia e dëshmisë pa praninë e të pandehurit. Në paragrafin e dytë të nenit 40 parashikohet që nga ky rregullim i posac¸ëm ka mundësi përjashtimi. Në këtë rast përjashtimi bazohet në tri hapa me rëndësi të tilla si: detyrimi i gjykatës që të informojë të miturin mbi të drejtën e tij për të kërkuar që i pandehuri të jetë i pranishëm; paraqitja e kërkesës që i drejohet gjykatës prej të miturit lidhur me praninë e të pandehurit dhe vlerësimi i kërkesës dhe dhënia e vendimit lidhur me të nga gjykata.

      4. Në të dy paragrafët, neni 40 i KDPM përcakton detyrime për organin kompetet që në rastin konkret është gjykata. Së pari, këto detyrime janë të lidhura me zbatimin e rregullit të përgjithshëm sipas paragrafit të parë të nenit 40 dhe, së dyti, në hapat procedurialë që duhen ndjekur nga gjykata në rast të kërkesës për praninë e të pandehurit sipas paragrafit të dytë të këtij neni.

    • 5. Përtej rregullimeve të parashikuara në nenin 361/a të KPP dhe atyre të parashikuara në nenin 39 të KDPM, ky nen sanksionon edhe rregulla shtesë përmes të cilave krijohet mbrojtje e posac¸me për të miturin viktimë dhe dëshmitar të veprës penale duke shmangur, gjatë procesit të pyetjes nga gjykata, përballjen e tij me të pandehurin. Gjykata garanton po ashtu të drejtat e të pandehurit, i cili/e cila në rastin e zbatimit të paragrafit të parë të nenit 40, largohet përkohësisht nga seanca, vetëm përsa kohë pyetet dhe jep dëshminë i mituri viktimë dhe/ose dëshmitar. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe mbrojtësi i të padehurit duhet të jetë detyrimisht i pranishëm në seancë gjyqësore.

      6. Rregullat që duhet të zbatohen në pyetjen e të miturit në moshën 14 deri në 18 vjec¸ në bazë të nenit 40 të KDPM duhen parë të lidhura me ato të nenit 361/a të KPP. Këto rregulla përfshijnë [1] kujdesin për të mos dëmtuar shëndetin mendor të të miturit, vecanërisht kur është viktimë e veprës penale, sipas nenit 361/a pika 2 e KPP; [2] paralajmërimin për detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore për të thënë të vërtetën. Nga ky rregull bëhet përjashtim nëse kryetari i trupit gjykues vlerëson se i mituri pavarësisht moshës për përgjegjësi penale nuk është në gjendje të kuptojë pasojat e bërjes së betimit [Neni 361/a pika 3 të KPP]. Në këtë rast gjykata procedon me marrjen e dëshmisë së të miturit, pasi kryetari i trupit gjykues i ofron të miturit mundësinë për të thënë të vërtetën; si dhe [3] i mituri pyetet pa praninë e të pandehurit, por gjithnjë duke qenë i pranishëm mbrojtësi i të pandehurit.

      7. Pyetja e të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i veprës penale në moshën 14 deri në 18 vjec¸ kryhet nga kryetari i trupit gjykues sipas parashikimit të nenit 361/a paragrafi i dytë të KPP. Gjatë marrjes në pyetje të të miturit tregohet kujdes i vecantë për të shmangur pasojat e dëmshme që mund të vijnë në shëndetin mendor të tij/saj, sidomos kur është viktimë e veprës penale. Kështu kur vërehen rrethana të tilla, pyetja e të miturit bëhet pa praninë e gjyqtarit dhe palëve sipas parashikimit të nenit 361/a paragrafi i parë i KPP. Në këtë rast zbatohen këto rregulla: [1] pyetja kryhet në ambjentin ku ndodhet i mituri, pra jo në sallën e gjyqit, dhe kur është e mundur nëpërmjet mjeteve audiovizive; [2] pyejta bëhet përmes një psikologu, edukatori ose ndonjë eksperti tjetër; [3] prindi apo kujdestari i të miturit mund të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje nëse prezenca e tyre a) nuk është në kundërshtim me interesin e lartë të të miturit, p.sh. në rast se vepra penale nuk ka të bëjë me akuzën e dhunës së ushtruar nga kujdestari ndaj të miturit apo b) nuk është në kundërshtim me interesin e gjykimit.

      8. Pavarësisht rregullit të përgjithshëm të paragrafit të parë të nenit 40 të KDPM, i mituri ka të drejtë të kërkojë që dëshmia të jepet në prani të të pandehurit. Gjykata ka detyrimin t’i bëjë me dije të miturit këtë të drejtë para marrjes në pyetje. Në rast se i mituri i informuar në mënyrë të qartë e të kuptueshme [neni 34 i KDPM] e kërkon një gjë të tillë është gjykata që vlerëson nëse i pandehuri duhet apo jo të jetë i pranishëm gjatë pyetjes së të miturit. Në këtë vlerësim gjykata mban parasysh rrethanat konkrete të rastit duke analizuar pjekurinë e të miturit që do të thotë zhvillimin e tij fizik dhe mendor, rrezikun e riviktimizimit dhe viktimizimit dytësor me qëllim shmangien e pasojave të dëmshme për zhvillimin, rritjen dhe edukimin e të miturit.

    • 9. Në legjislacionin shqiptar është hera e parë që parashikohen rregulla kaq të detajuara për pyetjen e të miturit në moshën 14 deri 18 vjec¸. Sipas rregullimit ligjor të KPP para hyrjes në fuqi të ndryshimeve të tij të parashikuara në ligjin nr 35/2017, datë 30.03.2017, si dhe para hyrjes në fuqi të KDPM, pyetja e të miturit kryhej nga kryetari i trupit gjykues duke u asistuar nga një psikolog ose familjar i të miturit dhe në prani të palëve në proces. Nëse c¸mohej nga gjykata se pyetja e drejtpe¨rdrejte¨ e te¨ miturit nuk e de¨mtonte gjendjen psikologjike te¨ tij, ajo bëhej nga vetë palët në proces, prokurori, i pandehuri dhe mbrojtësi i këtij/kësaj të fundit.

    • 10. Në aspektin ndërkombëtar një sërë instrumentesh kanë parashikuar dhe vendosur standardin që të miturit duhet të dëgjohen gjatë procesit penal sidomos kur janë viktima të veprës penale. Nga ana tjetër dokumentet ndërkombëtare kanë vendosur po ashtu standardin që në pyetjen e të miturit si dëshmitar apo viktimë e veprës penale duhet të garantohet interesi më i lartë i tij/saj me qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor të të miturit, si dhe shmngien e riviktimizimit apo viktimizimit të dytë të tij/saj. Disa nga dokumentet ndërkombëtare që parashikojnë standardet e mësipërme janë si vijon:

      11. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës e OKB-së, 20 nëntor 1989.[1]

      12. Këshilli i Evrope¨s, Konventa pe¨r Mbrojtjen e Fe¨mije¨ve nga Shfryte¨zimi Seksual dhe Abuzimi Seksual, Lanzarote, 25.10.2007[2].

      13. Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Direktiva 2012/29/EU “Mbi standardet minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojten e viktimave të veprës penale”, 25 tetor 2012.[3]

       

      [1] Neni 12 nënvizon se “1. Shtetet palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij. 2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë nëpërmjet një përfaqësuesi ose një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e procedurës së legjislacionit kombëtar.” https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf vizituar për herë të fundit më datë 14 Gusht 2017. 

      [2] Neni 31 nde¨r te¨ tjera parashikon se “C¸do pale¨ merr masat e nevojshme legjislative ose masa te¨ tjera pe¨r te¨ mbrojtur te¨ drejtat dhe interesat e viktimave, duke pe¨rfshire¨ dhe nevojat e tyre te¨ vec¸anta si de¨shmitare¨ ne¨ te¨ gjitha etapat e hetimeve dhe proceseve penale, ne¨ vec¸anti duke: …g) siguruar shmangien e kontaktit nde¨rmjet viktimave dhe autore¨ve te¨ veprave brenda ambienteve te¨ gjykatave dhe agjencive te¨ zbatimit te¨ ligjeve, me pe¨rjashtim te¨ rasteve kur organet pe¨rgjegje¨se vendosin ndryshe ne¨ interesin me¨ te¨ mire¨ te¨ fe¨mije¨s ose kur hetimi ose proceset gjyqe¨sore e ke¨rkojne¨ ke¨te¨ kontakt.” https://rm.coe.int/168046e1e3  vizituar për herë të fundit më 31 gusht 2017. 

      [3] Neni 19 paragrafi 1 nënvizon se  “Shtetet Anëtare do të krijojnë kushtet e nevojshme për të mundësuar shmangien e kontaktit midis viktimave dhe anëtarëve të familjes së tyre dhe të pandehurit kur është e nevojshme, brenda mjediseve ku zhvillohen procedimet penale, përveç nëse vetë procedura penale kërkon një kontakt të tillë.” http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/EN:PDF vizituar për herë të fundit më datë 14 gusht 2017. 

  • Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata

    1. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, Rekomandimi (2003)20 “Në lidhje me mënyrat e reja për të trajtuar të miturit shkelës të ligjit dhe rolin e drejtësisë për të miturit ” 24 shtator 2003[1]
    1. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, Udhëzues mbi Drejtësinë Miqësore për të Miturit, 17 nëntor 2010.[2]

     

    [1] “II. Një qasje më strategjike 1. Synimet kryesore të drejtësisë për të mitur dhe masat e ndërlidhura për trajtimin e delikuencës së të miturve duhet të jenë: i. për të parandaluar shkeljen dhe ri-shkeljen; ii. të (ri) socializohen dhe (ri) integrohen shkelësit; dhe iii. për të adresuar nevojat dhe interesat e viktimave".https://www.crin.org/en/library/legal-database/concerning-new-ways-dealing-juvenile vizituar për herë të fundit më datë 14 Gusht 2017.

    [2] Rregulli 68-69 parashikon se “Kontakti i drejtpërdrejtë, konfrontimi ose ndërveprimi midis një fëmije ose dëshmitari viktimë me autorët e supozuar duhet të shmanget, për aq sa është e mundur, përveç kur kjo kërkohet nga fëmija viktimë. 69. Fëmijët duhet të kenë mundësinë të japin dëshmi në çështjet penale pa praninë e të pandehurit të akuzuar.” https://rm.coe.int/16804b2cf3 vizituar për herë të fundit më 31 gusht 2017. 

  • Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë,  Analizë e Sistemit të Drejtëisë në Shqipëri, qershor 2015 ka vërejtur se “4.2.17...Në veçanti, për të dëmtuarin/viktimën e mitur, nuk janë parashikuar garancitë procedurale, që përbëjnë standarde sipas standardeve të BE, nuk aplikohet rregullisht sigurimi i provës gjatë hetimeve paraprake, pavarësisht plotësimit të kushteve specifike te kërkuara, nuk përcaktohen të gjitha rastet kur i mituri duhet të pyetet në prani të prindit, psikologut dhe metodologjia e pyetjes së të miturit.”

    http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf  vizituar për herë të fundit më datë 04 Gusht 2017

  • Neni 54 i Kushtetutës parashikon ndër të tjera se

    1. Fe¨mije¨t, …. kane¨ te¨ drejte¨n e nje¨ mbrojtjeje te¨ vec¸ante¨ nga shteti.
    ….

    3. C¸do fe¨mije¨ ka te¨ drejte¨ te¨ jete¨ i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfryte¨zimi dhe pe¨rdorimi pe¨r pune¨, e vec¸ane¨risht ne¨n moshe¨n minimale pe¨r pune¨n e fe¨mije¨ve, qe¨ mund te¨ de¨mtoje¨ she¨ndetin, moralin ose te¨ rrezikoje¨ jete¨n a zhvillimin e tij normal.

    Ligje

    Neni 3 pika 20 e KDPM

    Neni 3, pika 24 e KDPM

    Neni 361/a i KPP

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Ligje

    Neni 361 paragrafi 1, 2 dhe 5 i KPP para ndryshimeve me ligjin nr. 35/2017, datë 30.03.2017

    1. Pyetja e de¨shmitare¨ve be¨het fillimisht nga prokurori ose nga mbrojte¨si a pe¨rfaqe¨suesi qe¨ ka ke¨rkuar pyetjen. Me¨ pas pyetja vazhdon nga pale¨t, sipas radhe¨s.
    2. Kush ka ke¨rkuar pyetjen mund te¨ be¨je¨ pyetje edhe mbasi mbarojne¨ pale¨t e tjera.

    1. Pyetja e de¨shmitare¨ve te¨ mitur mund te¨ be¨het nga kryetari, mbi ke¨rkesat dhe kunde¨rshtimet e pale¨ve. Kryetari mund te¨ ndihmohet nga nje¨ familjar i te¨ miturit ose nga nje¨ specialist i fushe¨s se¨ edukimit te¨ fe¨mije¨ve. Kur c¸mohet se pyetja e drejtpe¨rdrejte¨ e te¨ miturit nuk e de¨mton gjendjen psikologjike te¨ tij, kryetari urdhe¨ron qe¨ pyetja te¨ vazhdoje¨ sipas dispozitave te¨ paragrafe¨ve 1 dhe 2.
    2. Urdhri mund te¨ revokohet gjate¨ pyetjes.
Manjola Xhaxho, Elina Kombi, Erion Cenko
Arta Mandro, Koraljka Bumči