KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 41: Rregulla të veçanta të pyetjes së të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale

1Përveç rregullave të parashikuara në nenin 58/b, të Kodit të Procedurës Penale, zbatohen rregullat e parashikuara në nenin 40, të këtij Kodi, në pyetjen e të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar, të shfrytëzimit seksuale ose dhunës seksuale. Për këta të mitur, regjistrimi audio dhe video gjatë pyetjes është i detyrueshëm.

2Dëshmia në audio dhe video e dhënë nga i mituri mund të shfaqet gjatë seancës gjyqësore.

3Dëshmia e të miturit viktimë e shfrytëzimit seksual dhe/ose abuzimit seksual mund të dëgjohet në sallën e gjyqit pa qenë i pranishëm vetë i mituri, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të nevojshme të komunikimit.

4I mituri dëshmitar ose viktimë e dhunës në familje ndalohet të merret në pyetje në praninë e prindit ose të afërmit abuzues gjatë procedurës së vendosjes së urdhrit të mbrojtjes, urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

5Në rastet me të mitur viktima ose dëshmitarë të shfrytëzimit seksual dhe/ose abuzimit seksual, gjithë procesi i gjykimit zhvillohet me dyer të mbyllura.

Përmbajtja

    • 1. Qëllimi i nenit 41 të KDPM, është që të përcaktojë rregulla të veçanta dhe shtesë për marrjen në pyetje të të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i dhunës seksuale dhe shfrytëzimit seksual me qëllim mbrojtjen më të mirë të këtij të mituri. Akte të përcaktuara si vepra penale, janë ngacmimi seksual, dhuna seksuale, kryerja e marredhënive seksuale, kryerja e veprave të turpshme, shfrytëzimi seksual, prostitucioni, trafikimi, të parashikuara në nenet 100, 101, 107/a, 108, 108/a, 114, 128/b të Kodit Penal (KP). Nëse dhuna seksuale dhe shfrytëzimi seksual ndodh brenda familjes i mituri gëzon mbrojtje të mëtejshme sipas ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe nenit 130/a të KP. Paragrafi i parë i këtij neni konsideron si dhunë në familje rrahjen, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij. Kjo vepër dënohet me burgim deri në dy vjet.

      2. Neni 41 synon të sigurojë nga njëra anë balancën e duhur mes administrimit të provave në procesin penal të cilat shërbejnë për dhënien e drejtësisë në raste me shkallë vështirësie specifike siç janë dhuna seksuale dhe shfrytëzimi seksual dhe nga ana tjetër mes mbrojtjes psikologjike dhe mendore të të miturit, shmangien e rrezikut të riviktimizimit, sipas kuptimit të parashikuar në nenin 3 pika 20 të KDPM dhe viktimizimit të dytë sipas kuptimit të parashikuar në nenin 3 pika 24 i KDPM. Ky qëllim realizohet përmes garantimit nga njëra anë të interesit më të lartë të miturit dhe nga ana tjetër të respektimit të parimit të procesit të rregullt ligjor në marrjen e provave përmes respektimit të të drejtave të të pandehurit. Pra neni përcakton metodat e marrjes dhe vlerësimit të dëshmisë së të miturit viktimë dhe/ose deshmitar.

      3. Qëllimi i nenit 41 të KDPM është të ndërlidhë njëherazi rregulla proceduriale mbi marrjen e dëshmisë të parashikuara nga neni 58/b i Kodit të Procedurës Penale (KPP) me ato të parashikuara nga neni 41 dhe 40 të KDPM në rastin e veprave penale specifike të tilla si shfrytëzimi seksual ose dhuna seksuale dhe ku i mituri pyetet me cilësinë e viktimës dhe/ose dëshmitarit. Ky nen synon të bëjë të qartë marrjen e dëshmisë në rastet kur i mituri është viktimë ose dëshmitar i këtyre rasteve përmes mjeteve audio dhe video dhe nëpërmjet përdorimit të teknologjive të nevojshme të komunikimit si dhe detyrimin që, gjithë procesi i gjykimi të zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjithashtu, neni parashikon pyetjen e të miturit në rastin e dhunës në familje ku abuzues është prindi ose një i afërm.

    • 4. Neni 41 i KDPM është i strukturuar në pesë paragrafë në të cilët trajtohen rregullat proceduriale të pyetjes së të miturit në dy situata: 

      a) kur ai/ajo është viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit dhe dhunës seksuale, si dhe në rastet

      b) kur ai/ajo është viktimë dhe/ose dëshmitar i dhunës në familje në rastet kur prindi ose i afërmi i tij abuzon seksualisht me të miturin.

      5. Paragrafi i parë i nenit 41 referon në rregullat e përgjithshme që gjejnë zbatim në marrjen në pyetje të të miturit që kanë moshën 14 deri në 18 vjeç sipas rregullimeve që gjenden përkatësisht në nenin 40 të KDPM. Ky i fundit, pra neni 40 i KDPM, referon në rregullat për pyejtjen e të miturit dëshmitar i veprës penale të parashikuara në nenin 361/a të KPP, të cilat janë të zbatueshme në tërësinë e tyre në pyetjen e të miturit në procesin penal, viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit dhe dhunës seksuale.

      6. Paragrafët dy deri në pesë sanksionojnë rregulla të posaçme që duhet ndjekur në pyetjen e këtyre të miturve Të tilla janë: [1] dëshmia mund të dëgjohet përmes metodave audio ose video në seancë gjyqësore; [2]  dëshmia mund të dëgjohet në sallën e gjyqit pa qenë i pranishëm i mituir përmes përdorimit të teknologjive të komunikimit; [3] gjykimi i veprave penale të shfrytëzimit seksual dhe/ose abuzimit seksual të kryera ndaj të miturit gjykohet me dyer të mbylluar; [4] ndalohet pyetja e të miturit viktimë e dhunës në familje në prani të prindit ose të afërmit abuzues gjatë zhvillimi të seancës së vendosjes së urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhërit të mbrojtjes në zbatim të ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.

    • 7. Pyetja e të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit seksual dhe dhunës seksuale sipas nenit 41 të KDPM kërkon një kujdes të veçantë në mbrojtjen e të miturit duke pasur parasysh interesin më të lartë të tij/saj të garantuar në një sërë instrumentesh ndërkombëtarë. Të tillë janë parashikimet e nenit 3 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, kuptimi i të cilit është detajuar nga Komiteti mbi të Drejtat e Fëmijëve në Komentin e Përgjithshëm nr. 14 (2003) datë 19 maj 2003, si dhe në nenin 24 pika 2 të Kartës të të Drejtave Themelore të Njeriut, të Bashkimit Europian (BE).[1] Konkretisht, ajo që nënvizohet lidhur me viktimën dhe/ose dëshmitarët e mitur të shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale është trauma psikologjike që pësojnë dhe i shoqëron ata/ato gjatë gjithë jetës së tyre. Për pasojë, pyetja dhe marrja e dëshmisë së këtyre të miturive duhet bërë në mënyrë të tillë që i mituri të mos jetë subjekt i riviktimizimit, kuptimi i të cilit është parashikuar në nenin 3 pika 20 të KDPM dhe viktimizimit të dytë sipas kuptimit të parashikuar lidhur me të në nenin 3 pika 24 i KDPM, me qëllim shmangien e pasojave të dëmshme për zhvillimin, rritjen dhe edukimin e të miturit. Rrjedhimisht, organi procedues duhet të marrë masa mbrojtëse për të miturin viktimë të këtyre veprave penale duke mbajtur parasysh moshën, personalitetin dhe rrethana të tjera, që lidhen me rastin konkret dhe të analizojë pjekurinë e të miturit, zhvillimin e tij fizik dhe mendor.

      8. Duke qenë se neni 41 i KDPM është referues, rregullat që zbatohen në pyetjen e të miturit në këtë rast janë parashikuar në një sërë nenesh të tjera të lidhura me të dhe konkretisht në nenin 40 të KDPM, si dhe nenin 361/a të KPP tek i cili referon neni 40 i KDPM. Këto rregulla janë listuar si më poshtë:

      i. Procesi i gjykimit dhe për pasojë dhe dhënia e dëshmisë bëhet vetëm me dyer të mbyllura. Kjo do të thotë që në procesin penal marrin pjesë vetëm subjektet e përfshira në process sic janë psh., gjyqtari, prokurori, i pandehuri, mbrojtësi i të pandehurit, psikologu, përfaqësuesi ligjor dhe procedural i të miturit, mbrojtësi i të miturit. Seanca gjyqësore nuk është e hapur për publikun sipas kuptimit që neni 339 paragrafët 1 dhe 2 i KPP i japin seancës gjyqësore publike. Ky rregull gjen mbështetjen në standardet ndërkombëtare si psh “Konventa pe¨r Mbrojtjen e Fe¨mije¨ve nga Shfryte¨zimi Seksual dhe Abuzimi Seksual”, e Këshillit të Evropës, e datës 25.10.2007 (Konventa e Lanzarotes, neni 35/2a), ose Direktiva e Parlamentit Evropian dhe Këshillit 2012/29/EU “Mbi standardet minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojten e viktimave të veprës penale” dhe Direktiva  e Parlamentit Evropian dhe Këshillit 2011/92/EU “Mbi luftën kundër abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të të miturve dhe pornografisë me të mitur”, neni 20/3c.

      ii. I mituri viktimë e shfrytëzimit seksual dhe e dhunës seksuale pyetet pa vonesë nga ekspert të specializuar për këtë qëllim, si dhe nga një oficer i policisë gjyqësore ose prokuror i të njëjtës gjini. Pyetja regjistrohet me mjete të regjistrimit audio dhe video dhe mund të përdoret si provë në procedimin penal në gjykatë dhe vlerësuar me provat e tjera sipas parashikimit të nenit 361/a paragrafi 4 KPP. Ky rregullim gjen zbatim në referimin që paragrafi 1 i nënit 41 bën në nenin 40 të KDPM. Ndërkohë që ky i fundit referon në rregullimin e nenit 361/a të KPP.

      iii. Në mbështetje të nenit 361/a paragrafi 1 i KPP sëbashku me nenin 41 paragrafi 1 dhe nenit 40 paragrafit 1 të KDPM, pyetja e të miturit nën 14 vjeç bëhet në ambjente të përshtatshme për të, si dhe pa praninë e gjyqtarit ose të palëve. Pyetja bëhet nëpërmjet një psikologu, edukatori, ose ndonjë eksperti tjetër. Nëse nuk është në kundështim me interesat e gjykimit dhe të fëmijës, prindërit ose kujdestari ligjor janë të pranishëm. Në raste përjashtimore, me kërkesë të palëve ose kryesisht, gjykata mund të vendosë që i mituri të pyetet nga gjyqtari në prani të ekspertit. Në këtë rast, nga gjykata vlerësohet nëse kjo mënyrë pyetjeje është a) në interesin më të lartë të fëmijës duke mbajtur parasysh moshën, personalitetin dhe rrethana të tjera, si dhe b) në interesin e procesit të gjykimit. Pasi dëgjon palët, si dhe pasi merr parasysh rrethanat e rastit konkret për pasojat që mund të ketë tek i mituri, si dhe në vet administrimin e procesit gjyqësor, gjyqtari vendos nëse dëshmia mund të dëgjohet në sallën e gjyqit pa praninë e të miturit përmes mjeteve teknologjike të komunikimit ose të shfaqet gjatë seancës gjyqësore përmes mjeteve audio vizive. Dëshmia duhet të bëhet jashtë ambjentit të sallës së gjyqit, kryesisht në një vend të përshtatshëm për të miturin. Neni 361/a paragrafi 1 parashikon mundësinë e ripyetjes së të miturit por kjo ndodh vetëm në raste të vec¸anta sipas parashikimit të këtij neni dhe duhet të zhvillohet në të njëjtën mënyrë. Duhet pasur parasysh se standardet ndërkombëtare parashikojnë që të shmanget ripyetja e të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit seksual dhe dhunës seksuale (neni 35 paragrafi 2 gërma “e” e Konventës së Lanzarotit, ose neni 20 paragrafi 3 gërma “e” e Direktivës 2011/92/EU e Parlamentit Evropian dhe Këshillit). Të përjashtohet mundësia që procesin penal të dëmtojë zhvillimi mendor dhe psikologjik të të miturit dhe të shmanget riviktimizimi apo viktimizimi i dytë i të miturit.

      iv. Në mbështetje të nenit 361/a paragrafi 2 të KPP, sëbashku me nenin 41 paragrafi 1 dhe 3 dhe nenin 40 paragrafit 1 të KDPM, pyetja e të mituri në moshën 14 deri në 18 vjeç mund bëhet në seancë nga kryetari i trupi gjykues pa praninë e të pandehurit, por duke qenë i pranishëm mbrojtësi i të pandehurit. Gjykata ka detyrimin t’i bëjë me dije të miturit që ai/ajo ka të drejtë të kërkojë që dëshmia të jepet në prani të të pandehurit. Në rast se i mituri e kërkon një gjë të tillë është gjykata që vlerëson nëse i pandehuri duhet apo jo të jetë i pranishëm. Në këtë vlerësim gjykata mban parasysh rrethanat konkrete të rastit duke analizuar pjekurinë e të miturit që do të thotë zhvillimin e tij fizik dhe mendor, rrezikun e riviktimizimit sipas kuptimit të nenit 3 pika 20 i KDPM dhe viktimizimit të  dytë sipas kuptimit të nenit 3 pika 24 i KDPM. Në rrethana kur konkludohet se pyetja e të miturit të kësaj moshe në seancë gjyqësore do të dëmtonte interesin më të lartë të tij apo të vet gjykimit, pyetja e tij bëhet sipas mënyrës së parashikuar në nenin 361/a paragrafi 1 i KPP dhe nenit 41 paragrafi 2 dhe 3 të KDPM. I mituri ka të drejtë të kërkojë që dëshmia të dëgjohet në seancë gjyqësore nëpërmjet mjeteve audiovizive ose mund të dëgjohet pa qenë i pranishëm përmes përdorimit të teknologjive të komunikimit. Nga ana tjetër, gjykata vendos sipas rastit, pasi dëgjon palët dhe pasi merr parasysh rrethanat e rastit konkret për pasojat që mund të ketë mënyra procedurale konkrete tek i mituri dhe administrimin e procesit gjyqësor, nëse dëshmia mund të dëgjohet në sallën e gjyqit pa praninë e të miturit permes mjeteve teknologjike të komunikimit ose të shfaqet gjatë seancës gjyqësore përmes mjeteve audio vizive. Duhet pasur parasysh se standardet ndërkombëtare rekomandojnë regjistrimin me mjete audio vizive të dëshmisë së të miturit dhe shfaqjen e tyre në seancë gjyqësore pa praninë e tij/saj si psh neni 35 paragrafi 2 dhe neni 36 paragrafi 2 gërma “b” e Konventës së Lanzarotit, ose neni 20 paragrafi 4 dhe paragrafi 5 gërma “b” e Direktivës 2011/92/EU e Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

      9. Rregullimet ligore të nenit 41 të KMDP mbi pyejten e të miturit, në lidhje me vlerësimin e dëshmisë si provë duhen zbatuar nga gjykatat në përputhje me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Në çështjen W.S. kundër Polonisë, të vitit 2007, në paragrafin 61 të vendimit, GJEDNJ ka sugjeruar se ka disa mënyra për testimin e besueshmërisë së fëmijës-viktimë dhe kjo duhet bërë në mënyrë sa më të përshtatshme dhe jo nëpërmjet pyetjeve direkte. Sipas përmbatjes së këtij paragrafi: “ GjEDNJ ka propozuar që fëmija mund të pyetet nëpërmjet psikologut, të cilit i jepen pyetjet e shkruara më parë nga avokatët e palëve në proces, ose një alternativë tjetër është marrja në pyetje e fëmijës në një studio që mundëson që avokati të jetë prezent nëpërmjet një lidhje me video. Në këtë vendim nënvizohet se: “.ECHR vëren se nuk shfaqet apo pretendohet nëse autoritetet kanë parashikuar ose janë përpjekur, as në fazën e hetimit apo edhe më vonë, para gjykatës, të kenë testuar besueshmërinë e viktimës në një mënyrë më pak ngacmuese se pyetja direkte. Kjo mund të kryhej, për shëmbull, me mënyra më të sofistikuara, si marrja në pyetje e të miturit në prezencën e psikologut dhe, mundësisht, edhe të nënës së të miturit, me pyetje të shkruara nga mbrojtësi, ose në studio duke lejuar avokatin ose aplikantin të jetë I pranishëm në mënyrë indirekte, në intervistë, nëpërmjet nje video-link ose një pasqyre të njëanshme (Accardi and Others v. Italy(dec.), cited above; S.N. v. Swedencited above, § 13). Nëse në këtë çështje autoritetet do të kishin marrë masa të cilat do të lejonin gjykatën të kishtë në dispozicionin e saj, për shëmbull, një regjistrim të intervistës së psikologut me viktimën, mbrojtja e aplikuesit do të ishte e orientuar më mirë.

       

      [1] Sipas nenit 24 pika 2 të Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut të BE kemi: ‘Në të gjitha veprimet që ndërmerren në lidhje me fëmijët si nga autoritetet publike qoftë dhe nga institucionet private, interesat më të larta të fëmijës gëzojnë vëmendje parësore’.

    • 10. Në legjislacionin shqiptar është hera e parë që parashikohen rregulla të detajuara për pyetjen e të miturit viktimë dhe /ose dëshmitar i shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale. Sipas parashikimit ligjor të KPP para hyrjes në fuqi të ndryshimeve të tij të parashikuara në ligjin nr 35/2017, datë 30.03.2017, si dhe para hyrjes në fuqi të KDPM pyetja e të miturit pavarësisht nga mosha e tij kryhej sipas rregullimeve të nenit 361 të KPP. Konkretisht i mituri pyetej nga kryetari i trupit gjykues duke u asistuar nga një psikolog ose familjar i të miturit dhe në prani të palëve në proces, pasi nuk kishte ndalesë në këtë drejtim. Nëse c¸mohej nga gjykata se pyetja e drejtpe¨rdrejte¨ e te¨ miturit nuk de¨mton gjendjen psikologjike te¨ tij, pyetja e tij bëhej nga vet palët në proces, prokurori dhe i pandehuri dhe mbrojtesi i tij/saj. Sipas praktikës gjyqësore në raste të gjykimit të veprave penale të kryerjes së marrëdhënieve seksual me të mitur pyetja e të miturve është zhvilluar përmes psikologut në ambjente të veçuara nga salla e gjykimit përmes videokonferencës duke siguruar në këtë mënyrë mungesën e kontaktit të të pandehurit me të miturin viktimë të veprës penale, si ka ndodhur në rastin e çëshjtes penale Prokuroria kundër David Brown dënuar për veprën penale “kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitur” viti 2008.

    • 11. Në aspektin ndërkombëtar një sërë instrumentesh ndërkombëtare kanë parashikuar dhe vendosur standardin që të miturit duhet të dëgjohen gjatë procesit penal sidomos kur janë viktima të veprës penale. Nga ana tjetër dokumentet ndërkombëtare kanë vendosur standardin që në pyetjen e të miturit si dëshmitar apo viktimë e veprës penale të shfrytëzimit seksuale apo dhunës seksuale duhet të garantohet interesi më i lartë i tij/saj me qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor të të miturit. Disa nga dokumentet ndërkombëtare që parashikojnë standardet e mësipërme janë si vijon:

      12. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës e OKB-së, e 20 nëntor 1989, neni 3/1 nënvizon se Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese”; neni 12 nënvizon se “1. Shtetet palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij. 2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e procedurës së legjislacionit kombëtar.” https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf vizituar për herë të fundit më datë 14 Gusht 2017

      13. Konventa e Ke¨shillit të Evrope¨s, pe¨r Mbrojtjen e Fe¨mije¨ve nga Shfryte¨zimi Seksual dhe Abuzimi Seksual, Lanzarote, 25.10.2007, ne¨ nenin 30 nde¨r te¨ tjera parashikon se “1 C¸do pale¨ merr masat e nevojshme legjislative ose masa te¨ tjera pe¨r tu siguruar se hetimet dhe proceset penale kryhen mbi baze¨n e interesit me¨ te¨ mire¨ te¨ fe¨mije¨ve dhe duke respektuar te¨ drejtat e fe¨mije¨ve. 2. C¸do pale¨ pe¨rvete¨son nje¨ pozicion mbrojtje ndaj viktimave, duke u siguruar se hetimet dhe proceset penale nuk e pe¨rkeqe¨sojne¨ traume¨n qe¨ kalon fe¨mija dhe qe¨ pe¨rgjigjja e drejte¨sise¨ penale shoqe¨rohet me ndihme¨ ne¨ rastet kur ajo e¨shte¨ e nevojshme…”; ne¨ nenin 31 nde¨r te¨ tjera parashikon se “C¸do pale¨ merr masat e nevojshme legjislative ose masa te¨ tjera pe¨r te¨ mbrojtur te¨ drejtat dhe interesat e viktimave, duke pe¨rfshire¨ dhe nevojat e tyre te¨ vec¸anta si de¨shmitare¨ ne¨ te¨ gjitha etapat e hetimeve dhe proceseve penale, ne¨ vec¸anti duke: …g) siguruar shmangien e kontaktit nde¨rmjet viktimave dhe autore¨ve te¨ veprave brenda ambienteve te¨ gjykatave dhe agjencive te¨ zbatimit te¨ ligjeve, me pe¨rjashtim te¨ rasteve kur organet pe¨rgjegje¨se vendosin ndryshe ne¨ interesin me¨ te¨ mire¨ te¨ fe¨mije¨s ose kur hetimi ose proceset gjyqe¨sore e ke¨rkojne¨ ke¨te¨ kontakt.” Ne¨ nenin 35 nde¨r te¨ tjera parashikohet se “1. C¸do pale¨ merr masat e nevojshme legjislative ose masa te¨ tjera pe¨r t’u siguruar qe¨: a  intervistat me fe¨mije¨t zhvillohen pa vonesa te¨ pajustifikuar pas raportimit te¨ fakteve tek organet pe¨rkate¨se; b  intervistat me fe¨mije¨t zhvillohen, kur e¨shte¨ e nevojshme, ne¨ ambiente te¨ projektuara ose te¨ pe¨rshtatura pe¨r ke¨te¨ qe¨llim; c  intervistat me fe¨mije¨t kryhen nga profesioniste¨ te¨ trajnuar pe¨r ke¨te¨ qe¨llim; d  ne¨se e¨shte¨ e mundur dhe e pe¨rshtatshme, intervistat me fe¨mije¨t kryhen nga te¨ nje¨jte¨t persona; e  numri i intervistave e¨shte¨ sa me¨ i kufizuar te¨ jete¨ e mundur dhe aq sa e¨shte¨ absolutisht i nevojshe¨m pe¨r qe¨llimet e proceseve penale; f  fe¨mija mund te¨ shoqe¨rohen nga pe¨rfaqe¨suesi i tij/saj ligjor, ose, kur shihet e pe¨rshtatshme, nga nje¨ i rritur i pe¨rzgjedhur prej tij/saj, me pe¨rjashtim te¨ rasteve kur merret nje¨ vendim i arsyetuar i ndryshe¨m pe¨r pe¨rfaqe¨simin e tyre. 2  C¸do pale¨ merr masat e nevojshme legjislative ose masa te¨ tjera pe¨r tu siguruar se te¨ gjitha intervistat me viktime¨n ose me nje¨ de¨shmitar fe¨mije¨, kur e¨shte¨ e nevojshme, mund te¨ regjistrohen me video dhe ke¨to intervista te¨ regjistruara te¨ mund te¨ pranohen si prova gjate¨ proceseve gjyqe¨sore, ne¨ pe¨rputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni i brendshe¨m. nenin 36 paragrafi 2 parashikon se “Çdo palë merr masat e nevojshme legjislative ose masa të tjera për të siguruar, në përputhjeme rregullat e përcaktuara në legjislacionin e brendshëm, që: a gjyqtari të mund të urdhërojë që seanca të kryhet pa praninë e publikut; b viktima të mund të dëgjohet në sallën e gjyqit pa qenë i pranishëm, nëpërmjetpërdorimit të teknologjive të nevojshme të komunikimit.”  https://rm.coe.int/168046e1e3  vizituar për herë të fundit më 31 gusht 2017

      14. Parlamenti Europian, Këshilli dhe Komisioni Europian të Bashkimit Evropian, Karta e të Drejtave Themelore të Njeriut, 2000 në nenin 24 pika 2 nënvizon se 2. Në të gjitha veprimet që ndërmerren në lidhje me fëmijët si nga autoritetet publike qoftë dhe nga institucionet private, interesat më të larta të fëmijës gëzojnë vëmendje parësore.”  http://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_en.pdf vizituar për herë të fundit më datë 31 Gusht 2017

      15. Parlamenti Evropian dhe Këshilli, Direktiva 2011/92/EU “Mbi luftën kundër abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të të miturve dhe pornografisë me të mitur” në neni 20 paragrafi 3 gërma “a” dhe “e” nënvizon “intervistat me viktima fëmijë kryhen pa vonesa të pajustifikuara pasi faktet janë raportuar te autoritetet kompetente; numri i intervistave është sa me i ulët të jetë e mundur, dhe intervistat kryhen vetëm në ato rastë kur është tejet e nevojshme për qellimet e hetimeve dhe proçesit” paragrafi 4 parashikon “ Vendet Anëtare duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar që në hetimet penale të secilës prej veprave të referuara në nenet 3 deri në 7, të gjitha intervistat me viktima fëmijë ose, ku është e parshtatshme, me dëshmitarë fëmijë, mund të regjistrohen audio-vizualisht dhe një regjistrim i tillë audio viziv i intervistës mund të përdoret si provë në proçesin gjyqësor penal, në përputhje me rregullat e parashikuara në ligjet e tyre kombëtare”; paragrafi 5 parashikon “Vendet anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që në proçeset gjyqësore penale të lidhura me secilën prej veprave të parashikuara në nenet 3 deri në 7, mund të vendoset që: (a) seanca të zhvillohet pa prezencën e palëve; (b) Viktima fëmijë të dëgjohet në sallën e gjyqit pa qënë i pranishëm, veçanërisht përmes përdorimit të të teknologjisë së përshtatshme të komunikimit”; theksohet në paragrafin 5 “ Shtetet Anëtare duhet të ndërmarrin masat e nevojshme, që në mbrojtje të interesit të fëmijës viktimë si dhe në interesa të tjera prevaluese, të mbrojnë privatësinë, identitetin dhe imazhin e viktimës femijë, si dhe të parandalojnë shpërndarjen për publikun të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre" http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=celex:32011L0093 vizituar për herë të fundit më date 31 gusht 2017  

      16. Parlamenti Evropian dhe Këshilli, Direktiva 2012/29/EU “Mbi standardet minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të veprës penale”, 25 tetor 2012, neni 10 paragrafi 1 nënvizon se 1. ….Kur një viktimë fëmijë duhet të dëgjohet, mosha dhe pjekuria e fëmijës duhet të merren parasysh”.Neni 19 paragrafi 1 nënvizon: “Vendet Anëtare duhet të krijojnë kushtet e nevojshme që të mundësojnë shmangien e kontaktit, në ambjentet ku zhvillohet proçesi penal, ndërmjet viktimës e anëtarëve te tij/saj të familjes, ku është e nevojshme, si dhe të autorit të veprës penale, përveçse kur kontakti i tillë është i parashikuar në proçesin penal” si dhe neni 23 paragrafi 2 gërma d nënvizon se “2. Masat në vijim duhet të jenë të disponueshme gjatë procesit të hetimit, për viktimat me nevoja të veçanta mbrojtje, të parashikuara në nenin 22(1): (d) masa të cialt lejojnë që seanca të zhvillohet pa praninë e publikut.” http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2012:315:0057:0073:EN:PDF vizituar për herë të fundit më datë 14 gusht 2017.

  • 17. Vendimi i GjEDNJ, W.S. kundër Polonisë datë 17.06.2007 paragrafi 61 nënvizon se:

    “ Në çështjen në fjalë, thelbi i kërkesës së aplikuesit është që viktima e veprës penale nuk është marrë asnjëherë në pyetje gjatë proçesit dhe, si rezultat i kësaj, ajo është dënuar pa I’u dhënë mundësia të merrej në pyetje. Nuk është detyrë e Gjykatës të zëvëndësojë autoritetet e brëndshme duke vendosur se cila provë e proçesit penalduhet të merret dhe praqitet para gjykatave. Gjykata është gjithashtu e vetëdijshme se në çështjen në fjalë janë hasur vështirësi të veçanta në krijimin e fakteve të çështjes, sikurse edhe për shkak të moshës shumë të re të viktimës. Përmenden edhe përpjekjet e kryera nga prokuroria për të vlerësuar nëse marrja në pyetje do të ishte e dëmshme për zhvillimin e saj. Por gjithashtu, Gjykata thekson se nuk është e qartë apo pretendohet nëse autoritetet parashikuan apo bënë përpjekje, as në fazën e hetimit, apo më vonë, para gjykatës, të testojnë besueshmërinë e viktimës në një mënyrë më pak ngacmuese se marrja direkte në pyetje. Kjo mund të kryhej, për shëmbull, me mënyra më të sofistikuara, siç është marrja në pyetje e fëmijës në prezencë të psikologut dhe, mundësisht, edhe të nënës, me pyetje të shkruara nga mbrojtësi, ose në studio duke lejuar që aplikanti apo avokati të jenë të pranishëm në mënyrë jo të drejtë për drejtë, përmes videolink apo pasqyrës së njëanshme, (Accardi and Others v. Italy (dec.), cited above; S.N. v. Sëeden cited above, § 13). Nëse në këtë çështje autoritetet do të kishin marrë masa të cilat do të lejonin gjykatën të kishtë në dispozicionin e saj, për shëmbull, një regjistrim të intervistës së psikologut me viktimën, mbrojtja e aplikuesit do të ishte e orientuar më mirë.

    http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-81140 vizituar për herë të fundit më 30 gusht 2017

  • 18. Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Analizë e Sistemit të Drejtëisë në shqipëri, qershor 2015 ka vërejtur se “ 4.2.17 “...Në veçanti, për të dëmtuarin/viktimën e mitur, nuk janë parashikuar garancitë procedurale, që përbëjnë standarde sipas standardeve të BE, nuk aplikohet rregullisht sigurimi i provës gjatë hetimeve paraprake, pavarësisht plotësimit të kushteve specifike te kërkuara, nuk përcaktohen të gjitha rastet kur i mituri duhet të pyetet në prani të prindit, psikologut dhe metodologjia e pyetjes së të miturit.” http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf  vizituar për herë të fundit më datë 04 Gusht 2017

  • Neni 3 pika 8, 20 dhe 24 e KDPM parashikon se: 

    8. I afërm është personi që ka lidhje të afërta familjare, gjinie krushqie me të miturin 

    20.Riviktimizim është shkaktimi i dëmit të miturit viktimë e veprës penale, si pasojë e një vepre penale të re që ka lidhje me të parën.

     Viktimizimi i dytë/i përsëritur është gjendja kur një të mituri viktimë e veprës penale mund t’i shkaktohet dëm, si rezultat i pjesëmarrjes në procesin e drejtësisë penale. 

    Neni 40 KDPM parashikon se: 

    1. Përveç rregullave të parashikuara në nenin 361/a të Kodit të Procedurës Penale për të miturin mbi 14 vjeç dhënia e dëshmisë bëhet pa praninë e të pandehurit. Në këtë rast gjyqtari urdhëron largimin e përkohshëm të të pandehurit nga salla e gjyqit, duke siguruar pjesëmarrjen e detyrueshme të mbrojtësit të të pandehurit në seancë gjyqësore.
    2. Në rastin e zbatimit të pikës 1, të këtij neni, gjykata, sipas rastit, informon të miturin mbi të drejtën e tij për të kërkuar që i pandehuri të jetë i pranishëm. Nëse i mituri e kërkon këtë, gjykata e vlerëson menjëherë kërkesën, nisur nga rrethanat konkrete, pjekuria e të miturit, rreziku i riëzimit dhe ëzimi dytësor dhe vendos mbi kërkesën.

    Neni 361/a i KPP  parashikon se:

    1. Pyetja e dëshmitarit të mitur nën 14 vjeç bëhet pa praninë e gjyqtarit dhe të palëve në ambientin në të cilin ndodhet i mituri, kur është e mundur nëpërmjet mjeteve audiovizive. Pyetja bëhet nëpërmjet një psikologu, edukatori ose ndonjë eksperti tjetër dhe kur nuk është në kundërshtim me interesat e gjykimit os e të fëmijës, prindërit ose kujdestari mund të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje. Palët mund të kërkojnë dhe gjykata mund të vendosë kryesisht që i mituri të merret në pyetje nga gjyqtari në prani të ekspertit. I mituri mund të merret në pyetje sërish vetëm në raste të veçanta dhe në të njëjtën mënyrë.
    2. Pyetja e dëshmitarit të mitur 14 deri në 18 vjeç kryhet nga kryetari i trupit gjykues. Gjatë marrjes në pyetje të të miturit tregohet kujdes i veçantë për të shmangur pasojat e dëmshme mbi shëndetin mendor të tij, veçanërisht kur është viktimë e veprës penale. Në përputhje me rrethanat, pyetja mund të bëhet në mënyrën e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.
    3. Në pyetjen e dëshmitarit të mitur deri në 14 vjeç, kryetari i trupit gjykues nuk zbaton rregullin për paralajmërimin për detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën. Ky përjashtim zbatohet edhe për dëshmitarët e tjerë të mitur, kur kryetari i trupit gjykues çmon se ai nuk është në gjendje të kuptojë pasojat e bërjes së betimit. Në këto raste, kryetari i trupit gjykues i ofron të miturit mundësinë që të thotë të vërtetën dhe gjykata procedon me dëgjimin e dëshmisë së të miturit.
    4. Kur i mituri është dëgjuar gjatë hetimit dhe deklarimet e tij janë regjistruar sipas paragrafit 4, të nenit 58/a, të këtij Kodi, ato përdoren si provë në gjykim nëse i pandehuri dhe mbrojtësi japin pëlqimin. Deklarimet e të miturit mund të përdoren si provë edhe nëse mbrojtësi është lejuar të pyesë të miturin nëpërmjet profesionistëve dhe eksperti shpreh mendim se përsëritja e pyetjes mund të dëmtojë kushtet psikologjike të të miturit.".

    Neni 339 i KPP në paragrafët 1 dhe 2 parashikon se:

    “1. Seanca gjyqësore ështe publike, përndryshe quhet e pavlefshme.

    1. Nuk pranohen në seancë të miturit nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ata që janë në gjendje dehje, intoksikimi ose c'rregullimi mendor. “
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Neni 361 paragrafi 1,2 dhe 5 i KPP para ndryshimeve me ligjin nr. 35/2017, datë 30.03.2017

    1. Pyetja e de¨shmitare¨ve be¨het fillimisht nga prokurori ose nga mbrojte¨si a pe¨rfaqe¨suesi qe¨ ka ke¨rkuar pyetjen. Me¨ pas pyetja vazhdon nga pale¨t, sipas radhe¨s.
    2. Kush ka ke¨rkuar pyetjen mund te¨ be¨je¨ pyetje edhe mbasi mbarojne¨ pale¨t e tjera.

    1. Pyetja e de¨shmitare¨ve te¨ mitur mund te¨ be¨het nga kryetari, mbi ke¨rkesat dhe kunde¨rshtimet e pale¨ve. Kryetari mund te¨ ndihmohet nga nje¨ familjar i te¨ miturit ose nga nje¨ specialist i fushe¨s se¨ edukimit te¨ fe¨mije¨ve. Kur c¸mohet se pyetja e drejtpe¨rdrejte¨ e te¨ miturit nuk e de¨mton gjendjen psikologjike te¨ tij, kryetari urdhe¨ron qe¨ pyetja te¨ vazhdoje¨ sipas dispozitave te¨ paragrafe¨ve 1 dhe 2. Urdhri mund te¨ revokohet gjate¨ pyetjes.
Manjola Xhaxho, Elina Kombi, Erion Cenko
Arta Mandro, Koraljka Bumči, Renate Winter