1Kur dhënia e dëshmisë mund ta vendosë viktimën ose dëshmitarin e mitur në rrezik serioz për jetën apo për shëndetin, gjyqtari, në përshtatje me moshën, gjatë gjykimit garanton:
apyetjen e dëshmitarit/viktimë të mitur duke përdorur pajisje që ndryshojnë pamjen dhe/ose zërin e dëshmitarit/viktimës, marrjen e tij në pyetje pas një ekrani jotransparent ose marrjen në pyetje në distancë;
bpyetjen e dëshmitarit/viktimë të mitur përpara fillimit të seancës gjyqësore me pjesëmarrjen e mbrojtësit të të miturit dhe video-regjistrimit të pyetjes së të miturit;
cndjekjen e procesit dhe pyetjen e të miturit dëshmitarit ose viktimë, kur është e mundur dhe e përshtatshme, nga të njëjtët persona dhe kufizimin sa më shumë të jetë e mundur të herëve të marrjes në pyetje.
2Organet kompetente sigurojnë shmangien, në çdo rast, të përballjes së të miturit viktimë me të akuzuarin në të gjitha mjediset ku zhvillohet procesi.
3Në rastet me të mitur viktima ose dëshmitarë, zhvillimi i seancës gjyqësore bëhet vetëm me dyer të mbyllura.
4Për të miturit viktima ose dëshmitarë, përveç parashikimeve të pikës 1, të këtij neni, gjykata garanton:
apyetjen në mjedise miqësore për të miturit, si edhe jashtë mjedisit të gjykatës;
brealizimin e sigurimit të provës në një kohë sa më të shkurtër pas fillimit të procedimit penal, për të shmangur efektet negative që vijnë nga tejzgjatja e procesit;
cmosrimarrjen në pyetje në shkallët e tjera të gjykimit për të shmangur riviktimizimin e të miturit, me përjashtim të rasteve të caktuara në ligj;
çmasa të tjera që i konsideron të përshtatshme.
5Pyetja e të miturit viktimë dhe dëshmitar zhvillohen pa vonesë pas raportimit të fakteve tek organet përkatëse.
6Të njëjtat rregulla zbatohen nga organet e tjera kompetente edhe gjatë pyetjes së të miturit viktimë dhe dëshmitar.