1. Ndërmjetësimi si procedurë jashtëgjyqësore zhvillohet nga ndërmjetësi sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjit në fuqi për ndërmjetësimin.
2. Ndërmjetësimi mund të zhvillohet vetëm nëse ekziston pëlqimin i lirë për ndërmjetësim i shprehur si nga i të miturit i akuzuar i veprës penale dhe palës së dëmtuar. Dhënia e pëlqimit duhet të shënohet në procesverbalin e organit procedues.
3. Ndërmjetësimi mund të zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen personale të të miturit autor i veprës penale dhe palës së dëmtuar.
4. Në procesin e ndërmjetësimit, me pëlqimin e palëve, mund marrin pjesë gjithashtu përfaqësuesi ligjor i të miturit, psikologu, punonjësi i Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, prokurori dhe/ose personat e tjerë të caktuar prej tij. Prokurori mund të marrë pjesë në procesin e ndërmjetësimit nëse ai e vlerëson.
5. Ndërmjetësimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas rastit, mund të zbatohet edhe si masë shmangieje por edhe si një mundësi që çon në përmirësimin e marrëdhënieve midis të miturit autor dhe viktimës së veprës penale.
6. Prokurori gjatë hetimit dhe gjyqtari gjatë gjykimit, sipas rastit, mund të propozojnë ndërmjetësimin nëse vlerësojnë se kjo alternativë është më e përshtatshme, duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, historinë e të miturit, mundësinë e kthimit të raporteve normale mes të miturit dhe palës së dëmtuar, mundësinë e zvogëlimit të dëmit të palës së dëmtuar, mundësinë e rehabilitimit të të miturit dhe riintegrimine tij në shoqëri.
7. Në rast se propozimi i prokurorit/gjyqtarit për ndërmjetësim pranohet nga palët, atëherë prokurori/gjyqtarivendospezullimin e procesit penal për një afat jo më shumë se 45 ditë. Nëse marrëveshja e ndërmjetësimit arrihet prokurori/gjyqtari vendos pushimin e çështjes. Nëse marrëveshjae ndërmjetësimit nuk arrihet me kalimin e 45 ditëve, pezullimi bie dhe vazhdon hetimi/gjykimi i çështjes.
8. Shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit bëhen sipas legjislacionit në fuqi.