KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 61: Kushtëzimi i vendimit të zbatimit të masës së shmangies

1. Prokurori mund të vendosë pezullimin e hetimit, me qëllim zbatimin me kusht të masës së shmangies nëse i mituri në konflikt me ligjin kërkon dhe garanton përmbushjen e detyrimeve të tilla si:

a. riparimi ose kompensimi i dëmit të shkaktuar nga vepra penale, sipas aftësive të tij dhe sipas rastit;

b. përfshirja në programe të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit;

c. përfshirja në punët e një organizate humanitare ose në veprimtaritë e komunitetit ose të mbrojtjes së mjedisit;

ç. trajtimi prej varësisë nga droga ose varësive të tjera.

2. Në rast se i mituri përmbush detyrimet, sipas pikës 1, të këtij neni, prokurori vendos përfundimisht për pushimin e procedimit penal ndaj tij.

Përmbajtja

      1. Titulli i nenit 61 të KDPM përmban qartazi edhe qëllimin e tij. Me këtë nen synohet që organi kompetent, në këtë rast prokurori, të ketë hapësira të mundshme veprimi për të kushtëzuar marrjen e vendimit lidhur me masën e shmangies nga ndjekja penale për të miturin në konflikt me ligjin, varësisht përmbushjes së detyrimeve të caktuara për të sipas këtij neni. Ky nen synon t’i japë mundësi prokurorit të zbatojë pezullimin e procedimit penal deri në përmbushjen e detyrimeve të vëna si rezultat i zbatimit të masës së shmangies dhe në rast përmbushjeje të detyrimeve nga ana e të miturit, të vendosë për pushimin e procedimit penal.

       

      1. Qëllimi i nenit 61 është plotësisht në harmoni me parimet mbi përparësitë e masës alternative të shmangies nga procedimi penal të parashikuar në nenin 14 të KDPM të cilat duhet të jenë në vëmendje të prokurorit. Është detyrë e prokurorit që fillimisht të pezullojë hetimin nëse i mituri në konflikt me ligjin kërkon dhe garanton përmbushjen e detyrimeve sipas shkronjave të paragrafit 1 të këtij neni. Ky nen është risi e KDPM dhe përfshin një rregullim të veçantë lidhur me institutin e pezullimit të hetimit që nuk gjendet i rregulluar nga neni 326 i KPrP [1]. Është detyrim i prokurorit që në rast se i mituri ka përmbushur detyrimin/et e parashikuara nga ky nen dhe të cilat i ka marrë përsipër, të vendosë pushimin e procedimit.

       

      [1] Shih nenin 326 të KPP: “Pezullimi i hetimeve”, ndryshuar me ligjin nr. 35/2017. 

      1. Në paragrafin e parë të nenit 61 parashikohet organi që ka diskrecionin të zbatojë këtë procedurë. Ky është prokurori. Gjithashtu neni parashikon mënyrën e vënies së tij në lëvizje, që është përmes kërkesës së të miturit. Sipas kuptimit të nenit, pjesë e përmbajtjes së kërkesës është caktimi i përmbushjes së një prej detyrimeve që parashikojnë shkronjat e pikës 1 të nenit 61 dhe njëherazi garantimi mbi përmbushjen e detyrimeve. Neni ka brenda strukturës së vet hapat proceduralë që prokurori ndjek pas zbatimit me kusht të masës së shmangies nga ndjekja penale; llojin e detyrimeve që prokurori vendos ndaj të miturit për tu përmbushur, të cilat janë të lidhura me kontekstin individual.

       

      1. Neni 61 i KDPM përmban një listë shteruese të detyrimeve që i vendosen të miturit për tu përmbushur sipas rastit, si kushtëzim të masës së shmangies dhe që vlerësohen prej prokurorit.

       

      1. Në paragrafin e dytë të këtij neni është përcaktuar veprimi procedural që duhet të zbatojë prokurori pas përmbushjes së detyrimit nga i mituri që realizohet përmes një vendimi pushimi të procedimit penal ndaj tij.

       

      1. Neni 61 i KDPM është i ndërtuar me një strukturë që evidenton faktin se zbatimi me kusht i masës së shmangies bëhet detyrimisht vetëm me kërkesën dhe si rrjedhojë e garantimit të të miturit për përmbushjen e detyrimeve nga ana e tij pa dhënë një kuptim lidhur me këto garanci për t’i lënë në çmuarje të prokurorit.
      1. Lidhur me kuptimin e shprehjes “Prokurori mund të vendosë pezullimin e hetimit” sipas paragrafit të parë të nenit 61 të KDPM, legjislatori ka bërë kujdes, së pari, të përcaktojë organin procedues që është prokurori dhe, së dyti, t’i japë diskrecion ose një hapësirë veprimi më të madhe prokurorit për të vendosur për marrjen e masës së shmangies në rastin konkret, duke e kushtëzuar me përmbushjen e detyrimeve që i vendosen të miturit për t’u përmbushur me kërkesë dhe garanci prej tij. Masa e shmangies si një masë alternativë, nëse zbatohet me kusht, e detyron prokurorin të marrë vendim për pezullimin e hetimit, dhe më pas, në përfundim të përmbushjes së detyrimeve të vëna për të miturin, pushimin e ndjekjes penale ndaj të miturit në konflikt me ligjin. Kompetenca e prokurorit për të vendosur për zbatimin me kusht të masës së shmangies, është shtrirë dhe është vlerësuar si një rrethanë për pezullimin e procedimit penal. Prokurori ka diskrecion që të vendosë pezullimin e hetimeve kur zbaton masën e shmangies nga ndjekja penale edhe kur procedohet me zbatimin me kusht të masës së shmangies pasi legjislatori është bazuar në një nga parimet bazë të këtij Kodi, siç është ai i interesit më të lartë të fëmijës [neni 10 i KDPM]. Gjithashtu, legjislatori e ka përcaktuar që në nenin 4 pika 1 të KDPM, fushën e veprimit të këtij Kodi dhe në nenin 5 të KDPM raportin e këtij kodi me KPP dhe ligjet e tjera. KPP nuk ofron ndonjë mundësi pezullimi në rast të devijimit, ndaj dispozitat e KDPM janë ato që duhet të zbatohen nga prokurori.

       

      1. Shprehja e përdorur “zbatimi me kusht i masës së shmangies” ka si qëllim të qartësojë për zbatuesit e këtij Kodi, se prokurori ka të drejtën e marrjes së vendimit për zbatimin me kusht të masës së shmangies. Kushtëzimi synon dhe ka qëllim në vendosjen e disa detyrimeve të cilat parashikohen në këtë nen dhe kjo bëhet nga prokurori duke u nisur nga lloji dhe rëndësia e veprës penale të kryer nga i mituri, kushtet dhe pozicioni i të miturit në veprën penale të kryer. Kushtëzimi shërben që i mituri të kuptojë rëndësinë e veprës penale të kryer prej tij dhe njëherazi shërben për riintegrimin e rishoqërizimin e tij e parë kjo në përputhje dhe me qëllimet e këtij Kodi [neni 2 i KDPM].

       

      1. Kuptimi i togfjalëshit, “nëse i mituri në konflikt me ligjin kërkon dhe garanton përmbushjen e detyrimeve” është që njëherazi të përcaktojë dy kritere të lidhura që duhet të përmbushen për të proceduar me zbatimin me kusht të masës së shmangies nga prokurori. Kriteri i parë është që duhet të ketë një kërkesë nga i mituri sepse zbatimi me kusht i masës së shmangies gjithmonë iniciohet vetëm mbi bazën e kërkesës së të miturit në konflikt me ligjin dhe kriteri i dytë është garancia që duhet të japë i mituri për përmbushjen e detyrimeve. E rëndësishmë është që të kemi një kërkësë me shkrim të të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor ose sipas rastit atij procedural, për zbatimin me kusht të masës së shmangies. Kërkesa mund të bëhet dhe nga përfaqësuesi ligjor ose sipas rastit ai procedural por gjithmonë duke u konsultuar dhe këshilluar me të miturin. Kërkesa mund t’i drejtohet prokurorit me gojë por gjithmonë duhet finalizuar në një dokument me shkrim ku të evidentohet qartë shprehja e vullnetit të brendshëm të të miturit. I mituri në kërkesën që i drejton prokurorit për kushtëzimin e masës së shmangies duhet të japë garanci për përmbushjen e detyrimeve dhe në këtë menyrë t’i krijojë bindjen e brendshme prokurorit që i mituri mund t’i përmbushë detyrimet që do t’i vihen për zbatimin e masës së shmangies. Që kjo garanci të jetë e besueshme në harmoni dhe me nenin 55 të këtij Kodi [neni 55 pika 4 i KDPM], prokurori mund të kërkojë dhe informacion nga prindërit, kujdestarët ligjorë, institucionet që kanë dijeni për veprimtarinë e të miturit, përfshirë edhe Njësinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, si dhe mendimin e ekspertit, sipas nevojave të të miturit dhe procesit.

       

      1. Lloji i detyrimeve që duhet të përmbushen nga i mituri në konflikt me ligjin për zbatimin me kusht të masës së shmangies gjenden përkatësisht nga shkronja “a” deri në shkronjën “ç” të pikës 1 të nenit 61 të KDPM. Prokurori mund të vendosë me kërkesën e të miturit një nga detyrimet duke kërkuar dhe garantimin e përmbushjes së detyrimit por sipas rastit mund të vendosë edhe më shumë se një detyrim për t’u përmbushur, nisur kjo nga vlerësimi i prokurorit sipas llojit dhe rëndësisë së veprës penale të kryer. Masat alternative të mundshme për shmangien nga ndjekja penale (ku si pjesë e tyre përcaktohet dhe një prej detyrimeve të listuara në pikën 1 të këtij neni dhe pikërisht ajo e përfshirjes në programet e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit sipas shkronjës “b”) janë të parashikuara në nenin 62 të këtij Kodi dhe në mënyrë specifike ato trajtohen një e nga një në nenet 63-69 të KDPM. Pasi i mituri është njohur më parë me llojin e detyrimit që i vendoset nga prokurori për tu përmbushur dhe ka dhënë pëlqimin sipas nenit 59 të KDPM, përfundimisht prokurori vendos zbatimin e saj. Është vendimtare, që i mituri në konflikt me ligjin, të jetë i vetëdijshëm dhe kjo do vijë si rezultat i një informimi të hollësishëm dhe të detajuar nga prokurori rreth fakteve se si do të kryhet procedura e zbatimit dhe ekzekutimit të masës së shmangies, nga cili shërbim dhe nga kush, cilat janë pasojat e mundshme, cilat janë përfundimet e ndryshme të vendosjes së kësaj mase, për shembull suksesi, dështimi ose zgjidhja e pjesshme në harmoni kjo dhe me garancitë e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi.

       

      1. Në paragrafin 1 shkronja “a” e nenit 61 të KDPM është parashikuar si detyrim: ‘riparimi ose kompesimi i dëmit të shkaktuar nga vepra penale, sipas aftësive të tij dhe sipas rastit’ detyrim i cili lidhet dhe me programet e drejtësisë restauruese. Prokurori në vënien e këtij detyrimi dhe detyrimeve të tjera duhet të këtë parasysh vetitë e personalitetit të të miturit, karakterin dhe rëndësinë e veprës penale të kryer, kushtet ekonomike, familjare e shoqërore në të cilat jeton, mjedisin shoqëror me të cilin ka pasur lidhje. Kështu në rast se personi me veprimet e tij ka shkaktuar dëm shtetit ose tjetrit (ka vjedhur sende të ndryshme në banësë) prokurori i vendos të miturit si detyrim kompesimin në vlerë të dëmit të shkaktuar nga vjedhja. Në shkronjën “b” të këtij neni përcaktohet si detyrim: ‘përfshirja në programet e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit’ parashikuar nga neni 63 i këtij Kodi. Në shkronjën “c” të këtij neni përcaktohet si detyrim: ‘përfshirja në punët e një organizate humanitare ose në veprimtarinë e komunitetit ose të mbrojtjes së mjedisit’ e cila mund të vendoset si detyrim prej prokurorit duke u nisur nga lloji i veprës penale të kryer prej të miturit me qëllim edukimin dhe rishoqërizimin e tij. Në shkronjën “ç” parashikohet detyrimi ‘trajtimi prej varësisë nga droga ose varësive të tjera’ me qëllim që i mituri i cili është në varësi nga droga, alkooli apo varësi të tjera t’i ofrohet ndihmë nga mjekësia për rehabilitimin shëndetësor e shoqëror. KDPM e ka parashikuar si detyrim për kushtëzimin e masës së shmangies për këtë kategori personash, por, njekohësisht shfaq humanizmin ndaj tyre, duke caktuar rregulla dhe detyrime për trajtimin mjekësor të tyre. Duke bërë dhe një analogji me nenin 59 të KP[1] ku parashikohet pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në provë duke i vënë një ose më shumë detyrime të parashikuara në nenin 60 të KP, i njohur si dënimi me kusht, me nenin 61 të KDPM në të dyja rastet kemi të bëjmë me kushtëzimin e vendimit të marrë i cili finalizohet me përmbushjen e detyrimeve të vëna. Në rastin e parë, kushtëzimi i vendoset nga gjykata personit të dënuar i cili deklarohet fajtor nga gjykata për veprën e kryer, ndërsa në parashikimin e nenit 61 të KDPM, kushtëzimi është parë si rrethanë e cila të drejton përfundimisht në shmangien e ndjekjes penale dhe vendimmarrja është e prokurorit. Për vendosjen e detyrimeve të parashikuara në gërmat a-ç të këtij, neni ka rëndësi parimore që kemi të bëjmë me masë alternative që ka për qëllim kryesor rehabilitimin e të miturit për t’u integruar sa më shpejt e më mirë në shoqëri. Në këtë mënyrë kushtëzimi i vendimit të zbatimit të masës së shmangies sipas këtij neni shihet në një aspekt më të favorshëm se masat alternative të mundshme të parashikuara nga nenet 63-69 të KDPM, pasi janë detyrime që vendosen nga prokurori me kusht që pas përmbushjes së tyre vendoset përfundimisht pushimi i çështjes duke e shmangur të miturin nga kalimi në proces formal gjyqësor.

           

      1. Në pikën 2 të këtij neni përcaktohet se “prokurori vendos përfundimisht për pushimin e procedimit penal” ndaj të miturit në konflikt me ligjin në rast se i mituri përmbush detyrimet sipas pikës 1 të këtij neni. Ky përcaktim duhet parë në lidhje dhe harmoni me nenit 328 pika 1 gërma “f” të KPrP[2] i cili parashikon diskrecionin e pushimit për ‘rastet e tjera të parashikuara në ligj’, duke bërë kështu një lidhje të drejtpërdrejtë të KPrP me nenin 61 të KDPM. Edhe pse në nenin 328 pika 1 të KPrP përcaktohet se prokurori vendos pushimin e akuzës ose të çështjes nëse procedohet për kundërvajtje penale, sipas parashikimeve të këtij neni dhe kritereve ligjore të parashikuara në nenin 55 të KDPM, prokurori ka diskrecion që të vendosë pushimin e çështjes kur zbaton masën e shmangies nga ndjekja penale me kusht edhe kur procedohet për krime pasi legjislatori është bazuar në një nga parimet bazë të këtij Kodi siç është ai i interesit më të lartë të fëmijës [neni 10 i KDPM] dhe nenin 14 që lidhet me përparësinë e masës së shmangies. Duke mospërcaktuar një afat kohor për Prokurorin për të vendosur pushimin e çështjes legjislatori ka vendosur shprehjen përfundimisht duke e përcaktuar si një rregull favorizues për të miturin që menjëherë pas përmbushjes së detyrimeve të vëna në masën e shmangies e kondicionon prokurorin të procedojë me vendim për pushimin e çështjes si një vendim përfundimtar me anë të të cilit i mituri përfiton shmangien nga ndjekja penale. KPrP në nenin 329 shkronja ‘a’ parashikon të drejtën për ankim kundër vendimit të pushimit të çështjes.

       

      [1] Shih nenin 59 të KP “Pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në prove” dhe nenin 60 të KP “Detyrimet e të dënuarit të vënë në prove” ndryshuar me ligjet: nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.4.1997; nr. 8279, datë 15.1.1998; nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9017, datë 6.3.2003; nr. 9030, datë 13.3.2003; nr. 9086, datë 19.6.2003; nr. 9188, datë 12.2.2004; nr. 9275, datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; nr. 9859, datë 21.1.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 1.3.2012; nr. 144, datë 2.5.2013; nr. 98, datë 31.7.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/2015, datë 5.12.2015. Vendimet e GJK-së: nr. 13, datë 29.5.1997; nr. 46, datë 28.8.1997; nr. 58, datë 5.12.1997; nr. 65, datë 10.12.1999; nr. 11, datë 2.4.2008; nr. 19, datë 1.6.2011; nr. 47, datë 26.7.2012.

      [2] Shih nenin 328 të KPP: “Pushimi i akuzës ose i çështjes”, ndryshuar me ligjin 8460, datë 11.02.1999, ndryshuar me ligjin nr. 35/2017. 

      1. Në legjislacionin shqiptar është hera e parë që parashikohet në nivelin e një Kodi një rregullim i tillë si ai i nenit 61 të KDPM-së ku përcaktohen hapat proceduralë për të marrë vendimin që vjen si pasojë e zbatimit me kusht të masës së shmangies nga ndjekja penale të të miturit në konflikt me ligjin. Më konkretisht KPP, i miratuar me ligjin nr. nr. 7905, datë 21.3.1995, ndryshuar me ligjin nr. 8460, datë 11.2.1999, me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002, ligjin nr. 9085, datë 19.6.2003, me ligjin nr. 9276, datë 16.9.2004, me ligjin nr. 9911, datë 5.5.2008, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 17.5.2012, me ligjin nr. 145/2013, datë 2.5.2013, me ligjin Nr. 35/2017 nuk e kishte një dispozitë të ngjashme para miratimit të KDPM.

       

      1. Në kreun e VII, të KDPM për herë parë janë parashikuar masa të tilla si shmangia nga ndjekja penale dhe nga dënimi përmes masave alternative, janë parashikuar rregulla të tilla si: kuptimi dhe qëllimi i masave alternative të shmangies, zbatimi i masave alternative të shmangies, nga ndjekja penale, organi kompetent për të zbatuar masën e shmangies nga ndjekja penale, kushtet për zbatimin e masës së shmangies, pëlqimi për masën e shmangies, garancitë e të miturit për marrjen e masës së shmangies, mundësia e prokurorit për kushtëzimin e vendimit, masat alternative të mundshme për shmangien nga ndjekja penale, programet e drejtësisë restauruese dhe/ose ndërmjetësimi, procedura e ndërmjetësimit, këshillimi për të miturin dhe familjen, paralajmërimi me gojë, paralajmërimi me shkrim, masat detyruese, vendosja nën kujdes e të miturit, përmbushja e masave alternative për shmangien nga ndjekja penale, mospërmbushja e masave alternative për shmangien nga ndjekja penale, procedura në rast mospërmbushje të masave alternative për shmangien nga ndjekja penale.

       

      1. Analizën e Sistemit të Drejtësisë, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ka vërejtur se në nenin 46 të Kodit Penal parashikohen veç të tjerash edhe masat edukuese për të miturit dhe konkretisht vendosja e të miturit në një institucion edukimi. Në praktikë, gjykata ka aplikuar masën edukuese duke urdhëruar vendosjen e të miturit në një institucion edukimi, por në të gjitha rastet kur gjykata ka aplikuar këtë masë, vendimet kanë mbetur të pa ekzekutuara, për shkak se në vendin tonë aktualisht nuk ka institucione të tilla.

       

      1. Parë në këndveshtrim të Kodit Penal masa e shmangies nga ndjekja penale sipas nenit 55 të KDPM, është një risi. Si e tillë kjo masë që caktohet nga prokurori nuk mund të konsiderohet si e njëjtë ose e ngjashme me nenin 52 të Kodit Penal që ka të bëjë me përjashtimin e të miturit nga dënimi nga gjykata. Masa e shmangies nga ndjekja penale është një masë që në çdo rast respekton interesin më të lartë të fëmijës duke mos e venë atë para pergjegjësisë penale.
      1. Konventa e OKB për të Drejtat e Fëmijës (miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989). Neni 3 pika 1 e Konventës përcakton se në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese.

       

      1. Rekomandimi nr. R (87) 20 ‘Of the Committee of Ministers to Member States on Social Reactions to Juvenile Delinquency’ mbi reagimet shoqërore ndaj të miturve të akuzuar për kryerjen e veprave penale inkurajon zhvillimin e procedurave të shmangies dhe ndërmjetësimit.

      "II. Diversion - mediation 2. to encouraging the development of diversion and mediation procedures at public prosecutor level (discontinuation of proceedings) or at police level, in countries where the police has prosecuting functions, in order to prevent minors from entering into the criminal justice system and suffering the ensuing consequences; to associating Child Protection Boards or services to the application of these procedures; 3. to taking the necessary measures to ensure that in such procedures: - the consent of the minor to the measures on which the diversion is conditional and, if necessary, the co-operation of his family are secured; - appropriate attention is paid to the rights and interests of the minor as well as to those of the victim;"

      Linku: http://archivio.transnazionalita.isfol.it/file/CoE_Rec_R87-20%20Eng.pdf. Vizituar së fundmi më  17.08.2017.

       

      1. Rekomandimi CM/Rec 2008 (11) i Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare mbi Rregullat Evropiane, për të dënuarit e mitur që u nënshtrohen sanksioneve ose masave. Qëllimi i rekomandimit është të rrisë unitetin midis shteteve anëtare duke harmonizuar ligjet mbi çështje të përbashkëta për një bashkëveprim në nivel evropian për të mbrojtur më mirë të drejtat dhe mirëqenien e të miturve që hyjnë në konflikt me ligjin si dhe për të zhvilluar sistemet e drejtësisë për të mitur në interes të të miturve. Ndërmjetësimi apo masat e tjera duhen inkurajuar në të gjitha fazat e procesit që kanë të bëjnë me të miturin si shkelës i ligjit. Çdo sistem drejtësie që ka të bëjë me të miturit duhet të sigurojë pjesëmarrjen e tyre efektive për sa i përket imponimit të masave ose sanksioneve. Çdo sistem drejtësie për të miturit duhet të ndjekë një qasje shumëdisiplinore dhe të integrohet me iniciativat e shumta për vazhdimësinë e kujdesit për të miturit (Parimi i përfshirjes së komunitetit dhe i kujdesit të vazhdueshëm). E drejta e intimitetit do të respektohet plotësisht në të gjitha fazat e procedurës.
  • Raporte opinione, rekomandime dhe deklarata

    • “Konventa mbi te drejtat e fëmijes” miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989 , neni 3 pika 1, neni 12 pika 2, neni 15 pika 2, neni 40 pika 2 dhe pika 4:
    • Udhëzimet e OKB për Parandalimin e Kriminalitetit Fëminor (Udhëzimet e Riadit),
    • Rregullat e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të rinjve të cilëve u është hequr liria (rregullat e Havanës 1990);
    • Rregullat Standard Minimum të Kombeve të Bashkuara lidhur me Non-custodial Measures (rregullat e Tokios) (1990);
    • Udhëzimet e Vjenës për Veprimin mbi Fëmijët në Sistemin e Drejtësisë Penale dhe duke pasur parasysh ditën e diskutimit të Komitetit në 1995 mbi administrimin e drejtësisë për të rinjtë.
    • Deklarata mbi të Drejtat e Fëmijës.
    • Karta e të drejtave themelore të BE.

     

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Zyra e drejtësisë për të mitur dhe parandalimit te krimit.Instituti Nacional i Drejtësisë (Raste dhe praktika) 

    1. Sipas analizës studimore të rasteve dhe praktikave në shtete të ndryshme në USA te permbledhura në Juvenile Diversion Guidebook Prepared by the Models for Change Juvenile Diversion Workgroup ka rezultuar se:

    “ Hamilton County Juvenile Community Courts Ohio Overview:

    The Hamilton County Juvenile Community Courts in Ohio divert youth who have committed minor, first time delinquency, or status offenses to an unofficial court where community volunteers assess the youth’s offense and impose sanctions. If requirements are completed successfully, the youth avoids the formal filing of charges. The program operates on the premise that youth will be more inclined to change their behavior after learning how their offenses impact members of their community. The Hamilton County Juvenile Community Courts have been in effect since 1958 and are operated and funded through a partnership between a juvenile assessment center and local law enforcement. Target Population: The program targets youth between the ages of 10–17. Generally, they are first-time offenders charged with minor misdemeanor offenses. Program Description: The juvenile court trains community volunteers to serve as referees at a semi-formal, yet unofficial hearing about the juvenile’s delinquent behavior at which time they impose a disposition. Any first-time offender can be set before the community court as long as the complaint came from the school or police. Penalties include community service, counseling, essays, and unofficial probation periods. Restitution is ordered if it is agreed upon by the defendant and the victim. If the youth has no other claims filed against them within one year, the report on the original offense is destroyed and the youth will have no official juvenile court record. An outside study of 393 cases heard in the Hamilton Community Courts over one year found that only 10.1% of youth recidivated in the year following their hearing instruments to identify the youth’s most critical needs. The three assessment instruments are 1) the Child and Adolescent Functional Assessment Scale (CAFAS), which is used to assess mental health needs; 2) the Substance Abuse Subtle Screening Inventory (SASSI) for adolescents, which is used to assess substance use needs; and 3) the Youth Checklist/Case Management Inventory (YCL-CMI), which is used to assess the  amount of reentry services needed. The amount of reentry services generally ranges from 100 to 300 hours of post-release, case-management services for 6 months. Youths who are identified as needing mental health and/or substance use treatment are referred to a community-based treatment provider. The amount and length of time of specialized mental health or substance use treatment is determined by the treatment provider following referral from the case manager. These sessions can range from 1 to 12 sessions. After youths are released, they meet with their case managers weekly for the first 2 months and then biweekly for the remaining 4 months.

    Linku: http://www.modelsforchange.net/publications/301

     

    1. 16th JDC Prosecutor’s Early Intervention Program (PEIP) Louisiana Overview: “The Prosecutor’s Early Intervention Program (PEIP), established in 2006, identifies and provides services for middle school-aged youth who have committed status or other minor offenses. PEIPs mission is to “address risk factors and enhance protective factors through early identification, assessment and intervention with status offending youth and youth with delinquency charges for minor offenses thereby reducing exposure of youth to the juvenile justice system.” The program is funded and operated by the local District Attorney’s office Family Services Division and serves 7 of the 13 middle schools in the 16th Judicial District, Louisiana. Target Population: The diversion program targets youth in grades 6–12 that have school behavioral or attendance problems, or who have committed minor delinquent offenses, and are assessed to be at risk for future delinquency. Program Description: School personnel may refer a youth due to truancy, violation of school rules, or if the youth’s parent or caretaker refuses to meet with school personnel to discuss the problem behavior. Once referred, youth are required to attend a family conference where an Informal Family Service Plan Agreement is completed. This Agreement outlines the recommended services for the youth and family and contains the plan for the delivery of those services. Progress is monitored by school-based case managers. If the youth complies with their service plan and the case manager sees demonstrated improvements in behavior, the case can then be closed. If not, the case manager may then refer to the youth to a committee or to juvenile court where a mandate to comply with the terms of the Agreement can be requested. Preliminary outcome data analyzed by the Office of Juvenile Justice shows a reduction in the number of youth entering the system. District court data shows the number of middle school-aged youth sent to court has declined, as has the number of youth adjudicated delinquent.”

    Linku:  http://www.modelsforchange.net/publications/301

  • Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, http://www.reformanëdrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf

    Raport date 28.03.2017 për projektligjin “Kodi i Drejtesise Penale  për të mitur ne Republiken e Shqiperise” .

    http://www.reformanëdrejtesi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf

    Vendimi i Kuvendit Nr.97/2016 paketa e 27 projektligjeve. http://www.reformanëdrejtesi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf , 20 nëntor 1989 

    Procesverbal datë 27-28 mars i Komisionit për Çështjet Ligjore , për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Kodi i Drejtesise Penale  për të mitur në Republiken e Shqiperise” “http://www.reformanëdrejtesi.al/sites/default/files/procesverbal_date_24.06.2016_0.pdf

  • Kushtetuta: Neni 27 pika 2 gërma “ç”, neni 54 pika 1, pika 3 dhe pika 4, neni 30, neni 31. 

    Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë neni 12, neni 52, neni 46, neni 59, neni 60. 

    Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë neni 326, 328.

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Linku: http://hudoc.echr.coe.int/eng#, vizituar se fundmi më 25.08.2017 

    Juvenile Diversion Guidebook Prepared by the Models for Change Juvenile Diversion Workgroup

    Linku:  http://www.modelsforchange.net/publications/301

    Office of Juvenile Justice and Delinquency Prevention

    Linku: www.ojjdp.gov/mpg/litreviews/Diversion Programs.pdf 

    Analiza e sistemit të drejtësisë

    http://www.reformanëdrejtesi.al/sites/default/files/procesverbal_date_24.06.2016_0.pdf 

    Linku: https://www.unicef.org/tdad/councilofeuropejjrec08(1).pdf

     RECOMMENDATION No. R (87) 20 OF THE COMMITTEE OF MINISTERS TO MEMBER STATES ON SOCIAL REACTIONS TO JUVENILE DELINQUENCY

    http://archivio.transnazionalita.isfol.it/file/CoE_Rec_R87-20%20Eng.pdf 

    Rekomandimi CM/Rec 2008 (11) i Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare mbi Rregullat Evropiane, për të dënuarit e mitur

    http://archivio.transnazionalita.isfol.it/file/CoE_Rec_R2008-11%20Eng.pdf 

    MANUAL TRAJNIMI PËR PROFESIONISTËT QË PUNOJNË ME FËMIJËT NË SISTEMIN PENITENCIAR

  • Asnjë koment
Elina Kombi
Arta Mandro, Koraljka Bumči