1. Gjykimi i të miturit nuk mund të zhvillohet në mungesë të tij.
2. Gjykata garanton pjesëmarrjen e të miturit në gjykim përmes:
a. zhvillimit të një procesi të pranueshëm për aftësinë e të kuptuarit të të miturit;
b. realizimit të pushimeve të herëpashershme dhe me kohë të arsyeshme, në përputhje me moshën, kushtet shëndetësore, nevojat e veçanta, përfshirë nevoja që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe rrethana të tjera të të miturit.