KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 89: Gjykimi me dyer të mbyllura

Gjykimi i një të mituri në konflikt me ligjin zhvillohet në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i nenit 89, si pjesë e rregullimeve të Kreut X të KDPM në të cilin përcaktohen elementet e procesit të gjykimit të të miturit në konflikt me ligjin, është përcaktimi në mënyrë të prerë dhe përfundimtare se gjykimi duhet të zhvillohet në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura. Përmes këtij rregullimi synohet nga njëra anë të përcaktohet se kush duhet të marrë pjesë në seancë, kush mund të marrë pjesë dhe kush nuk duhet dhe nuk mund të jetë pjesëmarrës në proces dhe, nga ana tjetër, të mbrohet jeta private e të miturit në përputhje me parimin e garantimit të interesit më të lartë të tij/saj.

       

      1. Duke përcaktuar si normë të detyrueshme gjykimin me dyer të mbyllura, neni 89 synon të shmangë ekspozimin e të miturit ndaj publikut, medias dhe gazetarëve, dhe subjekteve të tjera të përcaktuara sipas rastit duke evituar stigmatizimin, izolimin shoqëror dhe publicitetin negativ që mund t’i bëhet atij/asaj prej procesit penal. Kështu, gjykimi me dyer të mbyllura synon të shmang cënimin psikologjik, emocional, mendor të të miturit gjatë procesit penal, si dhe garanton rehabilitimin më të shpejt të tij/saj.
      1. Neni 89 i KDPM përbëhet nga një fjali e vetme që qartazi dhe në mënyrë të prerë vendos rregullin procedural të gjykimit me dyer të mbyllura për të miturin në konflikt me ligjin pa lënë asnjë vend për interpretime alternative dhe pa bërë asnjë përcaktim se çfarë kuptohet me të.

       

      1. Detyrimisht kjo strukturë telegrafike e nenit, të çon në nene të tjera të KDPM dhe të KPP në të cilat përcaktohen rregulla më të detajuara lidhur me subjektet që nuk mund të jenë prezent gjatë procesit të gjykimit.
      1. Karakteri ‘i fshehtë referues’ i nenit 89: Komentojmë, që në fillim, se neni 89 i KDPM edhe pse nuk referon në dispozita të tjera ligjore është një rregullim procedural që ka lidhje dhe duhet lexuar së bashku me një sërë nenesh të tjera. Këto nene janë pjesë e KDPM dhe/ose KPP. Në bazë të nenit 5 të KDPM, duhet vënë në dukje se zbatimi i dispozitave të ligjeve të tjera kryhet sipas mënyrës së parashikuar në këtë nen. Pra, kjo do të thotë që ligjet e tjera zbatohen vete¨m pe¨r c¸e¨shtje qe¨ nuk jane¨ te¨ rregulluara nga ky Kod ose ne¨se pe¨rmbajne¨ rregullime me¨ te¨ favorshme pe¨r te¨ miturit. Në këtë status zbatohen edhe parashikimet e KPP. Kështu, siç do të analizohet më tej, nene me rëndësi të KDPM janë: neni 19 mbi të drejtat e të miturit në procesin penal e veçanërisht pika 3, germat “a”, ”c” dhe “ç”; neni 21 mbi mbrojtjen e jetës private e veçanërisht pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni; neni 48 mbi mbrojtjen e të miturit e veçanërisht pika 4 e tij; neni 49 mbi praninë e detyrueshme të mbrojtësit, përfaqësuesit ligjor dhe psikologut dhe rastet përjashtimore; neni 50 mbi praninë e përkthyesit dhe veçanërisht pika 1 dhe 3. Vlen të përmendim këtu edhe nenin 39 pika 3 dhe nenin 41 pika 5 të KDPM që lidhet me rregulla të veçanta të pyetjes së të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar dhe rregulla të veçanta të pyetjes së të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar dhe i shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale. Në të dy rastet parashikohen dispozita për zhvillimin e detyrueshëm të procesit me dyer të mbyllura. Gjithashtu, ky nen i referohet [b] Kodit të Procedurës Penale [KPP] dhe konkretisht nenit 340. Konkretisht neni 89 i KDPM dhe neni 340 paragrafi 2 germa “a” i KPP parashikojnë shprehimisht se shqyrtimi gjyqe¨sor zhvillohet gjithmone¨ me dyer te¨ mbyllura kur gjykohen te¨ miturit. Këtu duhet përmendur gjithashtu gërma “b” e të njëjtit nen të KPP, e cila është një risi. Kjo parashikon detyrimin e gjykatës që të gjykojë me dyer të mbyllura edhe rastet kur të rriturit akuzohen për vepra penale ndaj të miturve (Neni 340, paragrafi 2, shkronja "b" i KPP). Kështu, seanca gjyqësore nuk është e hapur për publikun sipas nenit 339, paragrafët 1 dhe 2 të KPP-së, duke parashikuar mundësinë që i mituri të marrë pjesë në seancën gjyqësore si publik.

       

      1. Lidhja me standardet ndërkombëtare: Parashikimi i nenit 89 garanton mbrojtjen e jetës private të të miturit në fazën e gjykimit të tij e drejtë kjo e parashikuar në një sërë instrumentesh ndërkombëtare. Ky rregull gjen mbështetjen në standarded ndërkombëtare si p.sh: [a] paragrafi 56 i parathënies dhe neni 14 i Direktivës së Parlamentit Evropian dhe Këshillit 2016/800/EU “Mbi masat mbrojtëse procedurale për fëmijët të dyshuar apo akuzuar në procedurën penale”[1]. Gjithashtu, [b] nenet 16; dhe 40 (2) (b) (vii) të Konventës për të Drejtat e Fëmijës[2] (KDF), të trajtuara dhe interpretuara nga Komiteti për të Drejtat e Fëmijës në paragrafët 64-67 të Komentit të Përgjithshëm nr. 10[3]; [c] nenin 7 të lidhur me nenin 24 të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian[4].

       

      1. Përmes rregullimit të nenit 89 ndalohet bërja publike e seancës gjyqësore dhe për pasojë përhapja e të dhënave personale të të miturit, sikurse është parashikuar në Nenin 103 të KPP. Ky parashikim, në rradhë të parë, shmang cënimin e zhvillimit psikologjik, emocional, mendor të të miturit, që mund të vij si pasojë e ndikimit dhe publicitetit negativ të procesit penal në shoqëri. Për më tepër, kjo është në përputhje me Nenin 21 të KDPM “Mbrojtja e jetës private të të miturit”. Nga ana tjetër, gjykata duhet të garantojë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për të marrë informacion edhe për çështjet penale, si dhe të drejtën e medias për të shpërndarë një informacion të tillë, e garantuar si e drejtë themelore në një sërë instrumentesh ndërkombëtare si psh nga neni 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 11 i Kartës Evropiane të të Drejtave Themelore, etj. Por në rastin e nenit 89 të KDPM, si dhe Nenit të përmendur 340 të KPP, kjo liri kufizohet, duke mbajtur parasysh interesin më të lartë të të miturit dhe garantuar kështu të drejtën e tij/saj për jetë private, pasi bërja publike do të cënonte të miturin dhe bënte të mundur stigmatizimit e tij/saj në shoqëri. Në lidhje me këto gjykime informacioni që i jepet publikut duhet të shmang identifimin e të miturit siç parashikon neni 21 pika 2 e KDPM dhe neni 103 i KPP.

       

      1. Neni 89 është një rregullim me natyrë procedurale. Subjekti që mbrohet është i mituri në konflikt me ligjin sipas kuptimit të pikës 4 të nenit 3 të KDPM. Pra, është ndër të tjera çdo person që ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale dhe deri nën moshën 18 vjeç, që është marrë si i pandehur për kryerjen e një vepre penale, duhet të gjykohet në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura. Ky parashikim ligjor [a] nga njëra anë kërkon që gjykimi të bëhet pa praninë e publikut, që do të thotë duhet të përcaktohet rrethi i personave që marrin pjesë dhe që nuk duhet të marrin pjesë në seancë gjyqësorë dhe [b] nga ana tjetër nënkupton detyrimin e pjesëmarrësve të parashikuar nga ky kod në gjykimin e zhvilluar me dyer të mbylluara për të mos bërë publike të dhënat dhe informacionin e marrë në seancën gjyqësore, sikurse parashikohet edhe në nenet 103, pikat 3 dhe 4 dhe 340, pika 4 të KPP.

       

      1. Subjektet që marrin pjesë në gjykimin me dyer të mbyllura: Në seancën gjyqësore me dyer të mbylluara në procesin penal marrin pjesë vetëm subjektet procedurale që janë të detyrueshme për zhvillimin e saj. Këtu përfshihen: [a] trupi gjykues që gjykon çështjen; [b] palët: prokurori dhe vet i mituri në konflikt me ligjin; [c] mbrojtësi i të miturit sipas parashikimit të nenit 19 paragrafi 3 gërma “a”, nenit 48, paragrafi 4, dhe nenit 49, paragrafi 1, i KDPM; [ç] psikologu që asiston të miturin në gjykim sipas nenit 19, paragrafi 3, gërma “a” dhe nenit 49, paragrafi 1 të KDPM; [d] përfaqësuesi ligjor sipas kuptimit të pikës 16 të nenit 3 të KDPM; apo personi i besuar sipas kuptimit të pikës 18 të nenit 3 të KDPM. Këto subjekte procedurale marrin pjesë në gjykimi sipas nenit 19 paragrafi 3, gërma “ç” dhe nenit 49 paragrafi 1 të KDPM, me përjashtim të rastit kur i ndalohet nga gjykata pjesëmarrja, nëse kjo është në interesin më të lartë të të miturit sipas nenit 49, paragrafi 3 dhe nenit 19, paragrafi 3 të KDPM; [e] përkthyesi nëse i mituri nuk njeh gjuhën shqipe sipas prashikimit të nenit 19, paragrafi 3, gërma “c” të KDPM dhe nenit 50, paragrafi 1 të KDPM; [f] interpretuesi nëse i mituri përdor gjuhën e shenjave, si dhe çdo person që gjykata çmon se është i nevojshëm në seancë gjyqësore që të garantohet pjesëmarrja efektive e të miturit kur ai është me aftësi të kufizuara, me qëllim që t’i ofrohet shërbim efektiv në pjesëmarrjen në seancë gjyqësores, sipas nenit 19, paragrafi 3 gërma “c” të KDPM dhe nenit 50, paragrafi 3 të KDPM. Po ashtu duhet theksuar se zhvillimi i seancës gjyqësore me dyer të mbylluar realizon nga ana tjetër mbrojtjen e privatësisë së viktimës së mitur parashikuar nga neni 21, paragrafi 2 i KDPM, në përputhje kjo edhe me parashikimet e tjera të KDPM, si p.sh. neni 41, paragrafi 5 dhe neni 91 i KDPM.

       

      1. Zhvillimi i seancë gjyqësore me dyer të mbylluara nënkupton gjithashtu edhe detyrimin për të mos bërë publike të dhënat dhe informacionin e seancës gjyqësore që është vendosur të jetë jo publik. Kjo realizohet përmes: [a] mos identifikimit të të miturit në konflikt me ligjin, në harmoni me parashikimet e nenit 21, paragrafi 2 i KDPM; [b] duke mos shpërndarë aktet e shqyrtimit gjyqësor, sipas nenit 21, paragrafi 4 i KDPM, si dhe nenit 103, paragrafi 3 dhe paragrafi 4 i KPP; [c] duke mbajtur konfidencial informacionin e me¨suar ne¨ seance¨ gjyqësore që rrjedh nga parashikimi i nenit 340, paragrafi 4 i KPP; si dhe [ç] duke mos bërë publike të dhëna mbi dënime të mëparshme të të miturit, nëse është ky rasti sipas nenit 21, paragrafi 3 i KDPM. Shkelja e ndalimit të publikimit përbën shkelje disiplinore ose vepër penale (Neni 104 KPP).

       

      [1] Shih këtë dokument në: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32016L0800&from=EN

      [2] Shih këtë dokument në: https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf

      [3] Shih këtë dokument në: http://www2.ohchr.org/english/bodies/crc/docs/CRC.C.GC.10.pdf

      [4] Shih këtë dokument në: http://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_en.pdf

      1. Në legjislacionin shqiptar është hera e parë që parashikohet rregulli procedural që gjykimi i të miturit të marrë si i pandehur për kryerjen e një vepre penale duhet të gjykohet me dyer të mbylluara. Sipas parashikimit ligjor të KPP para hyrjes në fuqi të ndryshimeve të tij të parashikuara në ligjin nr 35/2017, datë 30.03.2017, si dhe para hyrjes në fuqi të KDPM rregulli i përgjithshëm ishte që gjykimi i të miturit ashtu si dhe i të rriturve zhvillohej në seancë gjyqësore publike dhe përjashtimisht në raste të veçanta seancat gjyqësore penale mund të mbaheshin me dyer të mbyllura për të mbrojtur interesat e mëposhtme: a) moralin publik; b) rendin publik; c) jetën private; d) interesat e të miturve; e) informacionin e klasifikuar; f) sekretet tregtare; g) për çdo shkak tjetër që konsiderohet se dëmton interesat e drejtësisë, sipas nenit 340 të KPP. Sa më sipër, ka konkluduar edhe Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, në Analizën e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri në paragrafin 2.1.1 faqe 261. Ndërkohë, sipas rregullimit të nenit 103 të KPP, i cili nuk ka ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, ndër të tjera, ndalohej publikimi, qofte¨ edhe i pjesshe¨m, i akteve te¨ shqyrtimit gjyqe¨sor kur gjykimi be¨het me dyer te¨ mbyllura, si dhe publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive te¨ te¨ pandehurve dhe te¨ de¨shmitare¨ve te¨ mitur, te¨ akuzuar ose te¨ de¨mtuar nga vepra penale. Po sipas nenit 103 te¨ KPP, gjykata mund te¨ lejonte publikimin vete¨m kur e ke¨rkonin interesat e te¨ miturit ose kur i mituri ka mbushur moshe¨n gjashte¨mbe¨dhjete¨ vjec¸.
      1. Në aspektin ndërkombëtar një sërë instrumentesh kanë parashikuar dhe vendosur standardin që i mituri duhet të gjykohet në seacnë gjyqësore me dyer të mbylluara, duke u garantuar së pari përjashtimi nga stigmatizimi i tyre në të ardhmen dhe më tej duke u siguruar mbrojtja e jetës private të tij/saj. Disa nga dokumentet ndërkombëtare që parashikojnë standarded e mësipërme janë si vijon:

       

      1. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës e OKB-së, 20 nëntor 1989, neni 16 nënvizon se 1. Asnje¨ fe¨mije¨ nuk u ne¨nshtrohet nde¨rhyrjeve arbitrare ose te¨ paligjshme ne¨ jete¨n e tij private, ne¨ familje, ne¨ shte¨pi ose ne¨ korrespondence¨n e tij, as ce¨nimeve te¨ kunde¨rligjshme te¨ nderit dhe reputacionit te¨ tij. 2. Fe¨mija ka te¨ drejte¨n e mbrojtjes me ligj kunde¨r nde¨rhyrjeve ose ce¨nimeve te¨ tilla.”; neni 40 (2) (b) (vii) nënvizon se “Te¨ respektohet plote¨sisht jeta e tij private ne¨ te¨ gjitha fazat e procedure¨s.[1]

       

      1. Komiteti për të Drejtat e Fëmijëv pranë OKB-së, Komenti i Përgjithshëm nr .10 “Të drejtat e fëmijëve në drejtësinë penale” në [paragrafët 64-67].[2]

       

      1. Parlamenti Europian, Këshilli dhe Komisioni Europian të Bashkimit Evropian, Karta e të Drejtave Themelore të Njeriut, 2012 në nenin 7 pika 1 dhe neni 24 pika 1 [3]

       

      1. Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Direktiva 2016/800/EU “Mbi masat mbrojtëse procedurale per femijët të dyshuar apo akuzuar në procedurën penale”, 11 maj 2016, paragrafi 56 i parathënies dhe neni 14.[4]

       

      [1] https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf vizituar për herë të fundit më date 16 Shtator 2017. 

      [2] http://www2.ohchr.org/english/bodies/crc/docs/CRC.C.GC.10.pdf vizituar për herë të fundit më datë 16 Shtator 2017. 

      [3] http://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_en.pdf vizituar për herë të fundit më datë 16 shtator 2017. 

      [4] http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32016L0800&from=EN vizituar për herë të fundit më datë 16 shtator 2017.

  • Asnjë koment
  • Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë,  Analizë e Sistemit të Drejtësisë në shqipëri, qershor 2015, faqe 261.[1]

    [1] http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf  vizituar për herë të fundit më datë 16 shtator 2017.

  • Nenet e KDPM: 3 paragrafët 4, 16, 18; 5; 19; 21; 41; 48; 49; 50 paragrafët 1 dhe 3

    Nenet e KPP: 103; 104; 340 paragrafët 2 dhe 4; 399.

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Studim: “Drejtësia për të mitur në Shqipëri një analizë e sistemit të administrimit të drejtësisë për të mitur dhe gjendjes së të miturve në konflikt me ligjin në Shqipëri”, mundësuar nga UNICEF, me mbështetjen e Komisionit Europian dhe SIDA[1].

    [1] http://www.crca.al/sites/default/files/publications/Drejtesia%20per%20te%20mitur.pdf vizituar për herë të fundit më datë 16 shtator 2017.

  • Neni 340 i KPP para ndryshimeve me ligjin nr. 35/2017, datë 30.03.2017 parashikonte se:

    1. Gjykata vendos që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij të zhvillohen me dyer të mbyllura:

    a) kur publiciteti mund te¨ de¨mtoje¨ moralin shoqe¨ror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit, në qoftë se një gjë e tillë kërkohet nga organi kompetent;

    b) kur nga ana e publikut ka shfaqje qe¨ prishin zhvillimin e rregullt të seancës;

    c) kur e¨shte¨ e nevojshme të mbrohet siguria e dëshmitarëve ose e të pandehurve;

    ç) kur gjykohet e nevojshme në pyetjen e të miturve.

    1. Vendimi i gjykatës për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura revokohet kur pushojnë shkaqet që e sollën atë.
Manjola Xhaxho
Arta Mandro, Koraljka Bumči