1. Nëse magjistrati është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale në fushën e korrupsionit, Këshilli vendos përveç shkarkimit të magjistratit edhe kthimit të shumës së pagës bruto të vitit të fundit në detyrë të përfituar prej tij.
2. Këshilli, së bashku me masat të parashikuara në pikën 1, shkronjat “b”, “c”, nënndarja “i”, “ç”, “d”, të nenit 105, të këtij ligji, mund të vendosë edhe një nga masat disiplinore plotësuese të mëposhtme:
a. ndjekjen e detyrueshme të trajnimeve profesionale të specifikuara, sipas parashikimit në nenin 113 të këtij ligji;
b. largimin nga detyra e kryetarit.