1Për arritjen e qëllimeve të këtij Kodi dhe të ligjeve të tjera që kanë lidhje me drejtësinë për të mitur, në procedurën e drejtësisë penale për të mitur përparësi u jepet masave alternative të shmangies nga procedimi penal.
2Masat alternative që synojnë shmangien e të miturit nga procedimi penal ose zbatimi i masave të drejtësisë restauruese vlerësohen si mundësia e parë. Kur bëhet ky vlerësim, nga çdo organ kompetent, në aktet respektive pasqyrohet mbajtja në vëmendje që masa alternative e shmangies i shërben më mirë qëllimeve të rishoqërizimit, rehabilitimit të të miturit dhe parandalimit të shkeljeve të ligjit përkundrejt vendosjes së tij nën përgjegjësinë penale dhe zbatimit të dënimit penal.
3Sa herë është e përshtatshme, e mundshme dhe e nevojshme, shmanget vënia në lëvizje e procedurës penale për të miturit në konflikt me ligjin, me kusht që të respektohen plotësisht të drejtat e të miturit dhe mbrojtja e tij.
4Çdo masë që përdoret ndaj të miturit si alternativë për shmangien nga procedimi penal, duhet t’i shërbejë qëllimit të mbrojtjes së të drejtave dhe garancive ligjore të të miturit.