1. Marrja e masës së shmangies nga ndjekja penale bëhet vetëm me pëlqimin me shkrim të të miturit dhe, kur është e përshtatshme, edhe nga përfaqësuesi i tij ligjor.
2. Në mungesë të përfaqësuesit ligjor të të miturit, ose kur ai nuk gjendet, ose kur i mituri nuk ka marrëdhënie me të ose përfaqësuesi ligjor ka konflikt interesi me të miturin, organi kompetent cakton një përfaqësues procedural, i cili mund të japë pëlqimin për masën e shmangies.
3. Para marrjes së pëlqimit, të miturit i sigurohet mundësia e këshillimit dhe ndihmës ligjore, me qëllim që të kuptojë masën e propozuar të shmangies dhe nëse ajo është e përshtatshme dhe e pranueshme prej tij.
4. Gjatë negocimit të marrëveshjes për marrjen e masës së shmangies, i mituri ndihmohet nga mbrojtësi.
5. Marrëveshja, sipas pikës 4, të këtij neni, nënshkruhet nga i mituri dhe mbrojtësi i tij.