1Përfaqësuesi i Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve është personi mbështetës në rastet me të miturin dëshmitar dhe viktimë dhe, ndër të tjera, ka për detyrë:
atë mbështesë të miturin emocionalisht;
btë japë mbështetje gjatë gjithë procesit penal. Kjo ndihmë mund të përfshijë masa për minimizimin e pasojave negative të veprës penale, masa për të ndihmuar të miturin në veprimtarinë e përditshme dhe masa në raport me çështjet administrative që lidhen me rrethanat e rastit konkret;
ctë këshillojë nëse ndjekja e një terapie ose këshillimi profesional është i nevojshëm;
çtë ruajë komunikimin me të afërmit, shokët dhe mbrojtësin e të miturit;
dtë informojë të miturin lidhur me shërbimet shëndetësore, psikologjike ose sociale si dhe për mënyrat e mundshme të marrjes së këtyre shërbimeve;
dhtë informojë të miturin për gjendjen e tij procedurale, rëndësinë e dhënies së dëshmisë, kohëzgjatjen, formën, si dhe për rregullat procedurale të pyetjes;
etë informojë të miturin për kohën dhe vendin e marrjes në pyetje dhe zbatimin e veprimeve të tjera procedurale;
ëtë informojë të miturin për të drejtën për ankim ndaj veprimeve procedurale të parashikuara me ligj;
fnë bashkëpunim me mbrojtësin ose, në mungesë të tij, në bashkë-punim me të miturin dhe përfaqësuesin ligjor, të shmangë, sipas rastit, kontaktet e papërshtatshme dhe/ose të padëshirueshme për të miturin, mbajtjen në një sallë të veçantë ndërmjet seancave, ose të masave të tjera për mbrojtjen e interesit më të lartë të të miturit;
gnë bashkëpunim me mbrojtësin ose në mungesë të tij në bashkëpunim me të miturin dhe përfaqësuesin ligjor të kërkojë nga gjykata marrjen e masave mbrojtëse, nëse këto janë të nevojshme;
gjtë kërkojë marrjen e masave të veçanta nëse rrethanat në të cilat ndodhet i mituri këto masa janë të nevojshme.
2Përfaqësuesi i Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, nëse është caktuar me cilësinë e përfaqësuesit procedural, në rastet e të miturve viktima dhe dëshmitarë nën 14 vjeç, jep edhe pëlqimin për dhënien e dëshmisë nga ana e të miturit.