1. I mituri mund të arrestohet ose ndalohet në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe të këtij Kodi.
2. Kur nuk urdhëron lirimin e menjëhershëm, prokurori, pa vonesë, por, sidoqoftë brenda 48 orëve nga arrestimi ose ndalimi, kërkon vleftësimin e tyre në gjykatën kompetente.
3. Mosrespektimi i këtij afati bën që arrestimi ose ndalimi të humbasë fuqinë dhe i mituri të lirohet menjëherë, përveç kur gjykata i vleftëson ato dhe cakton masë sigurimi.
4. Në shqyrtimin për vleftësimin e arrestit ose të ndalimit, gjyqtari dëgjon personalisht të miturin dhe jep vendimin menjëherë.