1. Gjatë procedurës së hetimit dhe gjykimit i mituri i pandehur nuk mund të detyrohet të bëjë deklarime që tregojnë vetëpërgjegjësi penale.
2. Heshtja e të miturit gjatë procedurës së hetimit dhe gjykimit nuk mund të konsiderohet si pranim i fajësisë.
3. Në rast se i mituri pranon fajësinë, gjykata, në çdo rast, duhet të sigurohet që kjo nuk ndodh për shkaqe që lidhen me moshën, zhvillimin dhe aftësinë e të miturit për të perceptuar dhe kuptuar frikën e një dënimi të mundshëm ose frikën prej tejzgjatjes së kohës së marrjes në pyetje.