1Kur i pandehuri, qoftë edhe i paraburgosur, ose personi ndaj të cilit ka bërë kërkesë për gjykim viktima akuzuese, nuk paraqitet në seancë dhe del se mungesa është shkaktuar nga forca madhore ose ndonjë pengesë tjetër që e përjashton nga përgjegjësia, gjykata, edhe kryesisht, shtyn ose pezullon shqyrtimin gjyqësor, cakton datën e seancës së re dhe urdhron që të përsëritet thirrja.
2Leximi i vendimit që cakton seancën e re zëvendëson njoftimin për të gjithë ata që janë ose duhet të quhen të pranishëm.
3Gjykata vendos sipas paragrafit 1, të këtij neni, edhe kur mbrojtësi mungon dhe mungesa është shkaktuar nga forca madhore, përveçse kur i pandehuri kërkon që të procedohet në mungesë të mbrojtësit dhe prania e tij nuk është e detyrueshme. Kur i pandehuri ndihmohet nga dy mbrojtës dhe pengesa për t’u paraqitur lidhet vetëm me njërin prej tyre, thirrja konsiderohet e vlefshme dhe gjykimi zhvillohet me praninë e njërit mbrojtës.
4Kur mbrojtësi i njoftuar rregullisht nuk paraqitet në seancë dhe nuk ka pengesa që e përjashtojnë nga përgjegjësia për t’u paraqitur ose nëse mbrojtësi ikën nga seanca pa leje, gjykata mund të caktojë ndaj tij gjobë nga 5 000 deri në 100 000 lekë dhe mund ta urdhërojë të paguajë shpenzimet e seancës.
5Ndaj urdhrit të mësipërm mund të bëhet ankim me shkrim brenda 3 ditëve. Ankimi shqyrtohet në dhomë këshillimi nga e njëjta gjykatë. Kur e sheh të arsyeshme gjykata vendos revokimin e gjobës. Kundër vendimit për revokimin e gjobës nuk lejohet ankim.
6Kur del që njoftimi nuk ka qenë i rregullt, gjykata vendos shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor dhe urdhëron përsëritjen e njoftimit.