1. Magjistrati merr të gjitha masat e arsyeshme për të ruajtur dinjitetin e funksionit, duke përfshirë veprimtaritë e kryera edhe kur magjistrati nuk është duke ushtruar funksionet zyrtare.
2. Magjistrati merr të gjitha masat për të mbrojtur dhe forcuar:
a. dinjitetin dhe standardet e funksionit të tij;
b. reputacionin e organeve të drejtësisë dhe besimin e publikut në sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë;
c. statusin e funksionit të magjistratit.
3. Në përputhje me parashikimet e këtij neni, Këshillat publikojnë standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes.
4. Secili Këshill emëron magjistratin si këshilltarin e etikës, sipas parashikimeve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.