1. Vendosja e të miturit në një shërbim të specializuar bëhet ndaj të miturit, interesat e të cilit kërkojnë një vëmendje dhe mbikëqyrje të posaçme dhe që për rrethanat konkrete nuk mund të realizohet nga ana e prindit ose personave të afërm.
2. Shërbimi i specializuar mundësohet nga institucionet ose persona juridikë të licencuar edhe për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.
3. Rregullat mbi mënyrën e organizimit, të funksionimit të shërbimit të specializuar, të programeve dhe mënyrës së financimit të tyre miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.