1. Masa e pezullimit nga detyra e magjistratit, me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë nga tre muaj deri në dy vjet, jepet vetëm në këto raste:
a. kur shkelja është e shumë e rëndë;
b. kur Këshilli çmon se, pavarësisht se natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes nuk e bëjnë magjistratin të papërshtatshëm ose të padenjë për të ushtruar funksionin, rëndësia e shkeljes dhe dëmi që i shkaktohet imazhit të magjistratit kërkojnë që magjistrati të pezullohet për një kohë të caktuar.