KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 62: Masat alternative të mundshme për shmangien nga ndjekja penale

1. Masat alternative për shmangien nga ndjekja penale mund të përfshijnë:

a. programet e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit;

b. këshillimin për të miturin dhe familjen;

c. paralajmërimin me gojë;

ç. paralajmërimin me shkrim;

d. masat detyruese;

dh. vendosjen nën kujdes.

2. Ndaj të miturit mund të zbatohen në të njëjtën kohë disa masa nga ato të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Këto masa përcaktohen mbështetur në raportin e vlerësimit individual të të miturit, sipas rregullave të parashikuara në nenin 47 të këtij Kodi.

3. Masat e shmangies duhet të jenë të arsyeshme dhe në përputhje me nevojat e të miturit në konflikt me ligjin dhe të viktimës. Asnjë detyrim nuk mund t’i imponohet të miturit në procesin e vendosjes së masës së shmangies, e cila mund t’i shkaktojë poshtërim, degradim, përjashtim nga procesi normal edukativ dhe/ose punësimi kryesor, si dhe dëmtim të shëndetit fizik ose/dhe mendor.

4. Ndalohet vendosja e një mase shmangieje më të ashpër sesa sanksioni minimal ligjor i parashikuar për veprën penale të kryer.

5. Masat alternative të shmangies, të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, jepen, sipas rastit, nga prokuroria ose gjykata.

Përmbajtja

      1. Titulli i nenit 62 jep shkurt thelbin e përmbajtjes së tij dhe të parimeve të drejtësisë miqësore për të miturin duke renditur masat alternative për shmangien nga ndjekja penale. Duke parashikuar masat alternative synimi i ligjvënësit është që ta lerë burgimin si alternativa e fundit për ndëshkimin e një të mituri që ka kryer vepër penale.

       

      1. Shmangia nga dënimi i të miturit mbetet qëllimi kryesor i nenit 62 çka evidentohet në të gjithë strukturën e tij përmes rregullimeve me natyrë materiale dhe procedurale. Ky nen i referohet programeve dhe proceseve jashtëgjyqësore që kanë si qëllim zbutjen e pasojave të veprës penale, riedukimin e të miturit të akuzuar, pajtimin ose ndërmjetësimin e palëve të konfliktuara, si dhe riintegrimin dhe rehabilitimin e të miturit të akuzuar dhe të viktimës për të kapërcyer pasojat fizike dhe psikologjike të veprës penale me qëllim për të përmirësuar marrëdhëniet midis viktimës dhe të akuzuarit. Qëllimi i kësaj dispozite është të evidentojë efektet pozitive që vijnë nga shmangia nga ndjekja penale. Neni 62 e vendos shmangien në një profil me spektër të gjerë alternativash.

       

      1. Si tërësi masash dhe programesh me elementë me natyrë juridike, sociale e psikologjike, qëllimi i nenit 62 është jo vetëm mbrojtja e të miturit të akuzuar për të shmangur ndjekjen penale të tij, por në të njëjtën kohë kujdeset edhe për viktimën me qëllim që të mos dëmtohet gjendja fizike dhe mendore dhe të mos riviktimizohet. Neni 62 synon të lidhë procedurën e vendosjes dhe zbatimit të masave të shmangies së ndjekjes penale me procedurën e hetimit nga prokurori apo të gjykimit nga gjyqtari duke parashikuar, nëse është rasti, si urë kalimi procedurën e ndërmjetësimit, programet edukative, mbikqyrjen dhe kujdesin familjar ose të profilizuar, sipas rastit.

       

      1. Nga pikëpamja procedurale synohet përcaktimi i rrethit të personave që mund përfshihen në një procedurë për përcaktimin e masave alternative të shmangies që mund të jenë efikase për çdo rast konkret dhe për çdo të mitur përmes vlerësimit individual që bëhet nga organet kompetente. Për më tepër synohet të evidentohen organet kometente dhe roli i tyre për të shmangur ndjekjen penale për të miturin e akuzuar për kryerjen e veprës penale gjë që e lehtëson rehabilitimin social të të akuzuarit dhe riintegrimin e tij në shoqëri.

       

      1. Neni 62 synon të mbrojë dinjitetin dhe personalitetin e të miturit nga poshtërimi, degradimi dhe dëmtimi i shëndetit fizik e mendor gjatë procesit të zbatimit të këtyre masave.
      1. Neni 62 përmban pesë pika në lidhje harmonike me njëra tjetrën në funksion të titullit të nenit. Pika 1 ka karakter përshkrues ku renditen të gjitha llojet e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale të njohura nga ky Kod dhe listuar në gjashtë pika. Në këtë mënyrë, ky nen evidenton se lista është shteruese dhe njëherazi përmban llojshmëri të masave të cilat mund të zbatohen të vetme ose të kombinuara me njëra-tjetrën.

       

      1. Ky nen thjesht rendit masat eventuale në dispozicion për t’u zbatuar sipas rastit konkret duke i dhënë mundësi organit kompetent të përcaktojë masën që është më e përshtatshme dhe më efikase në procesin e shmangies për atë rast. Ka masa zbatimi i të cilave kërkon një mbështetje me programe të specializuara dhe profesionistë të licencuar e të trajnuar si edhe masa më të thjeshta për t'u realizuar, siç është këshillimi për të miturin, apo paralajmërimi me gojë e me shkrim. Gjithsesi, në një kre të veçantë të këtij kodi [kreu IV, nenet 25-32] është parashikuar detyrimi që vetëm persona të specializuar merren me çështjet e drejtësisë penale për të mitur.

       

      1. Neni 62 në pikën 2 të tij ka natyrë referuese duke sjellë në vëmendje të organit kompetent rëndësinë e përmbajtjes së nenit 47 të KDPM. Kjo referencë synon t'i thotë çdo zbatuesi të KDPM se ky nen duhet lexuar paralel me nenin 47 që përmban rregullat e përgatitjes së raportit për vlerësimin individual të të miturit. Vlerësimi individual është një premisë e rëndësishme për përzgjedhjen e masës së shmangies se ndjekjes penale, nga gjykata ose prokuroria. Krahas nenit 47 të KDPM, zbatuesit e këtij kodi duhet t'i referohen edhe nenit 22 të KDPM i cili shpjegon natyrën e vlerësimit individual të të miturit në varësi të moshës, personalitetit që përfaqëson, gjinisë, etj. Nga ana tjetër, të gjitha masat e parashikuara nga neni 62 pika 1, trajtohen një e nga një përkatësisht në nenet nga 63 deri në 69 të KDPM [nenet 63, 64, 65, 66, 67, 68 dhe 69 të KDPM]. Pra, neni 62 referon organin zbatues tek rregullimet e veçanta të masave të shmangies të listuara në pikën 1 të nenit 62.

       

      1. Neni 62 ka edhe elementë të një gjuhe juridike urdhëruese. Pika 4 e nenit ndalon vendosjen e një mase shmangieje më të ashpër se sanksioni ligjor i parashikuar për veprën penale të kryer. Ka edhe elementë të karakterit fakultativ në pikën 3 të nenit 62 në kuptimin që masa e shmangies nuk është e detyrueshme dhe nuk mund të vendoset kundër vullnetit të të miturit.
      1. Ky nen nis zbatimin e njërit nga parimet e rëndësishme të drejtësisë penale për të mitur që është ai i drejtësisë miqësore përmes një liste të gjerë e të plotë të masave që mund të përdoren si alternativë e ndjekjes penale dhe e dënimit të të miturit.

       

      1. Neni 62 nënvizon disa rregulla procedurale që janë të detyrueshme. Të tilla janë: karakteri vullnetar i masave; mbrojtja e jetës dhe dinjitetit personal të të miturit; ndalimi i imponimit të detyrimeve ndaj tij/saj, e të tjera që diktohen nga natyra e veprës penale dhe nga karakteristikat personale të sjelljes së palëve të përfshira në proces, nga historia e të miturit, nga mundësia e kthimit të raporteve në normalitet, nga mundësia e rehabilitimit të të miturit dhe e viktimës dhe riintegrimi i tyre në shoqëri.

       

      1. Programet e parashikuara në kuadrin e masave për shmangien ndjekjes penale janë procese me natyrë edukative për çdo pjesëmarrës në këto procedura dhe si të tilla e ndihmojnë të akuzuarin të riintegrohet në jetën sociale duke shmangur përsëritjen e një vepre tjetër penale në të ardhmen.

       

      1. Masat alternative për shmangien nga ndjekja penale që parashikohen në pikën 1 të nenit 62 janë:  a) programet e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit siç parashikohen me detaje në nenet 63 dhe 64 të KDPM; b) këshillimi për të miturin dhe familjen detajuar më shumë në nenin 65 të KDPM; c) paralajmërimi me gojë parashikuar në nenin 66 të KDPM; ç) paralajmërimi me shkrim sipas nenit 67 të KDPM; d) masat detyruese  parashikuar edhe nga neni 68 i KDPM; dh) vendosja nën kujdes sipas nenit 69 të KDPM.

       

      1. Togfjalëshi "masa alternative" që gjendet tek titulli i nenit 62 dhe tek pika 1 e tij nënkupton që masat e listuara janë një zgjedhje në një kohë kur alternativa tjetër, parimisht e fundit, është ndjekja penale e të miturit dhe dënimi i tij. Alternativat e listuara në pikën 1 të nenit 62 janë gjithnjë masa që lehtësojnë riintegrimin e të miturit në shoqëri dhe në jetën e tij të ardhshme sociale e profesionale.

       

      1. Në pikën 1 të nenit 62 përdoret shprehja "shmangien nga ndjekja penale" e cila nënkupton që i mituri i akuzuar për kryerjen e një vepre penale nuk ndiqet penalisht dhe nuk dënohet me burgim, në rast se ai/ajo kryen detyrimet e parashikuara në një ose disa nga masat e listuara. Sipas kuptimit të neni 3 pika 23 “shmangie” është masa alternative për mosfillimin, pezullimin ose pushimin e ndjekjes penale ndaj të miturit në konflikt me ligjin. Pra, shmangia të devijon nga rruga e zakonshme e hetimit dhe gjykimit të një të akuzuari të mitur për kryerjen e një vepre penale. Shmangia eleminon pasojat e dënimit me heqje lirie dhe pasojën kryesore të të qënit i dënuar dhe këto bëjnë që për të akuzuarin e mitur të ketë më shumë mundësi për rehabilitim dhe rishoqërizim. Integrimi në jetën sociale, familjare dhe profesionale për një të mitur është më i lehtë nëse ndiqet një ose disa nga masat alternative për shmangien nga ndjekja penale, sesa do të ishte nëse ai do të ndiqej penalisht e do të ndëshkohej me masa dënimi me burgim e heqje lirie që do ta stigmatizonin. Mundësia e zbatimit të një mase shmangieje do të thotë që realizimi me sukses i masës alternative për të miturin e akuzuar për kryerjen e një vepre penale sjell mosfillimin e një çështje penale që nuk ka filluar ende, ose pezullimin e ndjekjes penale apo pushimin krejtësisht të ndjekjes penale. Për rrjedhojë, rezultantja juridike është se ndaj të miturit të akuzuar për kryerjen e veprës penale nuk do të ketë përgjegjësi penale, gjë që është një mundësi më shumë që ai të riintegrohet dhe rehabilitohet nga pikëpamja sociale.

       

      1. Shprehja "mund të përfshijnë" e përdorur nga ligjvënësi në pikën 1 të nenit 62 ka kuptimin që mund të zgjidhet ose mund të mos zgjidhet një masë alternative e shmangies dhe kjo do të varet nga vlerësimi individual i bërë për të miturin e akuzuar dhe nga shkalla e rrezikshmërisë që ai/ajo paraqet për publikun në të ardhmen. Lista e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale do të konsiderohet si një listë më e gjerë për shkak të kombinimeve të mundshme që lejon vetë dispozita, si rezultat i përzgjedhjes së më shumë se dy masave alternative në të njëtën kohë për të njëjtin subjekt. Gjykata ose prokuroria para se të vendosë nëse do të merret ndonjë masë shmangie dhe cila masë shmangie do të merret, duhet t'i referohen raportit të vlerësimit individual të të miturit të akuzuar sipas nenit 22 të KDPM. Shprehja "mbështetur në raportin e vlerësimit individual të të miturit sipas rregullave të parashikuara në nenin 47 të këtij Kodi" e parashikuar në pikën 2 të nenit 62 nënkupton që referimi tek kushtet e nenit 47 është i detyrueshëm. Para se të merret masa e shmangies nga ndjekja penale duhet të merren në konsideratë: niveli i zhvillimit të të miturit, mënyra e jetesës, edukimi dhe kushtet e zhvillimit, arsimi, gjendja shëndetësore, mjedisi familjar, karakteristikat e personalitetit të të miturit, të sjelljes dhe të nevojave të tij, përfshirë edhe nevojat e veçanta, rrezikun e kryerjes së veprës penale, si dhe elemente të tjera në varësi të rastit dhe mundësitë për të nxitur zhvillimin dhe integrimin e tij në shoqëri sipas nenit 47 të KDPM.

       

      1. Shprehja "duhet të jenë të arsyeshme" e sanksionuar në pikën 3 të nenit 62 nënkupton se nëse masa alternative e mbron më mirë të miturin, kujdeset për ruajtjen e dinjitetit të tij, e parandalon dëmtimin e tij fizik, mendor dhe emocional/psikologjik, atëherë gjykata, me pëlqimin e të miturit, ka të drejtë ta urdhërojë atë. Në një rast të tillë "e arsyeshme" do të thotë që nëse kjo masë urdhërohet nga gjykata dhe është në dobi të të miturit dhe në interesin më të lartë e më të mirë të tij, atëherë ajo duhet marrë.

       

      1. Shprehja "asnjë detyrim nuk mund t’i imponohet të miturit" nënkupton se nëse i mituri nuk është i gatshëm që të plotësojë detyrimet që lidhen me zbatimin e masës alternative, ose i kundërshton ato, atëherë shmangia nuk mund të vendoset në mënyrë autoritare nga gjyqtari apo prokurori. Është vendimtare, që i miturit i akuzuar dhe/ose i mituri viktimë të jenë të vetëdijshme se si do të zbatohet masa alternative, nga cili shërbim dhe nga kush, për pasojat e mundshme, për përfundimet e ndryshme. Kështu, ky togfjalësh i nenit 62 duhet parë i lidhur me nenin 57 pika 2 dhe nenin 59 të KDPM që trajtojnë çështje të pëlqimit për masën e shmangies. Pjesëmarrja e vullnetshme në përmbushjen e masës aletrnative është një kusht. Pëlqimi i lirë duhet të jepet që në fillim. Organet e drejtësisë penale marrin çdo vendim duke pasur parasysh interesin me të lartë të fëmijës sipas KDPM, Konventës së OKB Për të Drejtat e Fëmijës përkatësisht neni 3 i saj dhe nene të tjerë të lidhur me të. Pëlqimi i dhënë apo i marrë në kushtet e kërcënimit, kanosjes, mashtrimit apo ndonjë mënyre tjetër të dhunës fizike ose psikike nuk është i vlefshëm.

       

      1. Fjalët "poshtërim, degradim" të gjendura në pikën 3 të nenit 62 lidhen me situata kur i mituri gjatë zbatimit të masës alternative mund të ndihet i turpëruar, i trembur, i fyer, me dinjitet të cenuar dhe me vetvlerësim të ulur. Në mënyrë të veçantë mund të krijohen situata kur i mituri përballet me një publik, rreth shoqëror a familjar të caktuar, me një vend të caktuar dhe në raste të tilla gjykata dhe prokuroria duhet të zgjedhë me kujdes llojin e detyrimit apo veprimit që duhet të kryhet nga i mituri për shkak rreziqeve gjatë zbatimit të masës. Për këtë arsye, dhënia e masës nuk duhet bërë në mënyrë arbitrare, por duhet të konsultohet me vetë të miturin dhe personat që mbrojnë ligjërisht interesat e tij/saj.[1] Shprehja "dëmtim të shëndetit fizik ose/dhe mendor" që gjendet në pikën 3 të nenit 62 nënkupton që në përzgjedhjen e masës duhet të bëhet kujdes që të respektohet parimi i interesit më të lartë të fëmijës, me qëllim që të shmangen dëmtime që mund të vijnë për shkak të punës së papërshtatshme, kryerjes së një veprimtarie të tillë që i shkakton probleme psikologjike, në aftësinë për të menduar dhe mësuar, si dhe në aftësinë për të kuptuar e jetuar me emocionet e veta dhe reagimet e të tjerëve. Po ashtu, dëmtimi mund të vijë edhe për shkak të qënies së të miturit pranë personave që mund t'i sjellin përkeqësime gjendjes së tij shëndetësore dhe psikologjike. 

       

      1. Shprehja "ndalohet vendosja e një mase shmangieje më të ashpër" do të thotë se nëse ka një ndëshkim apo dënim minimal të veprës penale që është më i lehtë sesa masa alternative, sepse vepra penale ose autori i saj nuk paraqesin rrezikshmëri të madhe, atëherë masa alternativa nuk ka kuptim të jepet. Është e detyrueshme dhënia e një masë më të lehtë.

       

      1. Në pikën 5 të nenit 62 parashikohet se masat alternative për shmangien nga ndjekja penale jepen "sipas rastit, nga prokuroria ose gjykata." Kjo do të thotë se nëse ndjekja penale nuk ka filluar ende, por çështja sapo ka ardhur në prokurori, prokurori mund të vendosë mosfillimin e ndjekjes penale; ose nëse është rasti që ndjekja penale ka filluar dhe i mituri i akuzuar është në fazën e hetimit nga prokuroria, atëherë prokurori ka të drejtë të vendosë shmangien e ndjekjes penale dhe marrjen e një mase alternative, si ndërmjetësimi, vënia nën kujdes, etj. Nëse është rasti që çështja ka mbërritur për gjykim në gjykatë, atëherë gjyqtari ka të drejtë të vendosë që të shmangë gjykimin e mëtejshëm dhe të marrë një masë alternative shmangieje. Nëse gjatë hetimit ose gjatë gjykimit, prokurori ose gjyqtari vëren si alternativë të mundshme marrjen e një mase alternative kanë të drejtë ta vendosin këtë.

       

      [1] Shih interpretime te nenit 3 te KEDNJ, NENI 3 Ndalimi i Torturës "Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese". Shih Konventën Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin Nr. 8135, datë 31.7.1996.pdf. dhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si edhe protokollet e saj shtesë, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin Nr. 8137,datë 31.7.1996.pdf , Konventa kundër Torturës dhe Dënimeve, a Trajtimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin Nr. 7727, datë 30.06.1993.pdf.

      1. Në legjislacionin shqiptar historikisht alternativat e dënimit janë trajtuar dhe parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të miratuar me ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 dhe ndryshuar[1]. Konkretisht, në Kodin Penal janë rregulluar masat detyruese në formën e masave mjekësore dhe edukuese. Në nenin 59/a rregullohet qëndrimi në shtëpi dhe pika d) e këtij neni parashikon si një kategori që përfiton nga ky dënim alternativ rastin e të rinjve, nën moshën 21 vjeç, me nevoja të dokumentuara shëndetësore, studimore, të punës apo përgjegjësive familjare; në nenin 63 të KP trajtohet detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik. Puna në interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij/saj dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë. Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.

       

      1. Është hera e parë që në Shqipëri parashikohet në nivelin e një Kodi një rregullim i tillë i specifikuar për të miturit, si ai i nenit 62 të KDPM-së ku trajtohen masat alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturin e akuzuar. Siç shihet, KP ka dispozita për dënimet alternative, por nuk e kishte një dispozitë të specifikuar për të miturit dhe të specifikuar për shmangien. Është hera e parë që parashikohen masa të tilla alternative si programet e drejtësisë restauruese, ndërmjetësimi, këshillimi për të miturin dhe familjen; paralajmërimi me gojë dhe me shkrim dhe vendosja nën kujdes.

       

      1. Në aspektet e tjera që lidhen me pikën 1, gërma a) e nenit 62, para miratimit të KDPM, disa masa kanë qenë parashikuar pjesërisht në ligjin Nr. 10385, datë 24.2.2011 "Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve". Ky ligj në nenin 2, pika 5 e tij parashikon: “5. Në rastin e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur procedimi penal ka nisur, gjykata detyrimisht fton palët për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjeve të parashikuara në pikën 3 të këtij neni.”. Po ashtu, neni 14, pika 1 parashikonte procedurën për ndërmjetësim në procesin penal dhe se: “1. Gjykata, në përputhje me nenet 333 dhe 338 të Kodit të Procedurës Penale, fton palët për zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt gjykimi me ndërmjetësim, parashikuar në nenin 2 pika 3 të këtij ligji, duke iu caktuar palëve një afat në përputhje me natyrën e mosmarrëveshjes.”.

       

      1. Përpara ligjit 10385, datë 24.2.2011, ligji nr. 9090, datë 26.6.2003 "Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve" ishte në, i cili parashikonte vlerësimin e ndërmjetësimit nga gjykata ose prokuroria.

       

      [1] Shih ligjet nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.4.1997; nr. 8279, datë 15.1.1998; nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9017, datë 6.3.2003; nr. 9030, datë 13.3.2003; nr. 9086, datë 19.6.2003; nr. 9188, datë 12.2.2004; nr. 9275, datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; nr. 9859, datë 21.1.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 1.3.2012; nr. 144, datë 2.5.2013; nr. 98, datë 31.7.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/ 2015, datë 5.12.2015; nr. 82/2016, datë 25.7.2016. vendimet e Gjykatës Kushtetuese: nr. 13, datë 29.5.1997; nr. 46, datë 28.8.1997; nr. 58, datë 5.12.1997; nr. 65, datë 10.12.1999; nr. 11, datë 2.4.2008; nr. 19, datë 1.6.2011; nr. 47, datë 26.7.2012 dhe nr. 9, datë 26.2.2016, link http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/sq/eli/fz/1995/7895

      1. Rekomandimi (2008) 11 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për Rregullat që lidhen me dënimin ose masa të tjera për të miturit e akuzuar[1]. (Rekomandimi CM/Rec (2008)11 i Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare mbi Regullat Evropiane për shkelësit e mitur që u nënshtrohen sanksioneve apo masave parashikon: “12. Ndërmjetësimi ose masa të tjera restauruese duhen inkurajuar në të gjitha fazat e trajtimit me të miturit... 122.2. Ndërmjetësimit dhe masave të tjera restauruese u duhet dhënë prioritet si mjete për zgjidhjen e ankesave apo kërkesave për takim.”).

       

      1. Direktiva (EU) 2016/800 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 11 Maj 2016: “(9) Të miturve që janë të dyshuar ose persona të akuzuar në procedime penale u duhet dhënë vëmendje e veçantë pët të ruajtur potencialin e tyre për zhvillim dhe riintegrim në shoqëri." (17) Kjo Direktivë zbatohet vetëm në procedimet penale. Ajo nuk duhet zbatuar në llojet e tjera të procedimeve, në veçanti procedime të përcaktuara posaçërisht për të miturit e që mund të çojnë në masa mbrojtëse, korrigjuese apo edukative.”.

       

      1. Rekomandimi Nr. R (87) 18[2] lidhur me thjeshtësimin e drejtësisë penale u rekomandon shteteve anëtare të rishikojnë legjislacionin e tyre për të promovuar përdorimin e procedurave jashtë gjyqësore.

       

      1. Parimet Themelore të Përdorimit të Programeve të Drejtësisë Restauruese në Çështjet Penale 2002/12[3].

       

      1. Rezoluta e datës 10 qershor 2011[4] e Këshillit të Bashkimit Evropian.

       

      1. Rekomandimi Nr. (2006)8 lidhet me asistencën e viktimave të krimit[5]. 

       

      1. Rekomandimi Nr. (99) 19 i Komitetit të Ministrave të KE-së për vendet anëtare lidhet me ndërmjetësimin[6] në çështjet penale dhe komentari përkatës. Rekomandimi N° R (99) 19 miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 15 shtator 1999 dhe memorandumi shpjegues[7]. 1. Ndërmjetësimi në çështjet penale është i zbatueshëm vetëm në rast se palët japin pëlqimin e tyre të lirë. Palët duhet të kenë mundësinë të tërheqin pëlqimin e dhënë në çdo kohë gjatë ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi në Çështje Penale, Rekomandimi N° R (99) 19 miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 15 shtator 1999 dhe memorandumi shpjegues.

       

      1. Konventa Evropiane për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve, Ligji Nr.10 425, datë 2.6.2011 “Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve” në nenin e saj 13 kërkon që palët kontraktuese të marrin masa për të inkurajuar institucionalizimin dhe përdorimin e procedurave të ndërmjetësimit.

       

      1. Rekomandimi nr. R (87) 20 mbi reagimet shoqërore ndaj të miturve të akuzuar për kryerjen e veprave penale i bën thirrje qeverive të vendeve anëtare për të rishikuar legjislacionin dhe praktikën e tyre me qëllim të inkurajimit dhe zhvillimit të procedurave të shmangies.

       

      [1] Linku: https://www.unicef.org/tdad/councilofeuropejjrec08(1).pdf

      [2] Linku: https://rm.coe.int/16804e19f8

      [3]http://srsg.violenceagainstchildren.org/sites/default/files/documents/UN%20Resolutions/ECOSOC%20 resolution%202002-12.pdf

      [4] http://victimsupport.eu/activeapp/wp-content/files_mf/1348590476roadmap.pdf

      [5]Linku:https://victimsupport.eu/activeapp/Committee-of-Ministries_Council-of-Europe11.pdf

      [6] Linku: http://www.mediacio.hu/files/EU_dok/CoE_R(99)19_mediation.pdf

      [7] Linku: http://www.mediacio.hu/files/EU_dok/CoE_R(99)19_mediation.pdf

  • Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata 

    1. EUROPEAN COMMISSION GREEN PAPER ON THE APPLICATION OF EU CRIMINAL JUSTICE LEGISLATION IN THE FIELD OF DETENTION Submitted by: The International Juvenile Justice Observatory In collaboration with The Academic Section of its European Council for Juvenile Justice As part of the IJJO research: Measures of Deprivation of Liberty for young offenders: How to enrich International Standards in Juvenile Justice and promote alternatives to detention in Europe? By Ursula Kilkelly, University College Cork for the IJJO. Diversion processes and alternatives approaches should be promoted and given priority. Diversion ways should indeed be implemented at all intervention levels with minor offenders to allow the resolution of conflicts caused, and as far as possible to keep children away from the criminal justice system. Appropriate non-custodial measures, such as being integrated within the public or private social welfare programmes, probation services or home monitoring programmes, should be implemented for all juvenile offenders in particular for the more vulnerable ones. A mainstreaming of such non-custodial measures as alternatives to pre-trial detention may foster a greater use of such measures when it comes to children, and thus enhance children rights.

     

    1. "PRAKTIKA TË MIRA DHE INICIATIVA PREMTUESE NË DREJTËSINË PËR TË MITUR NË RAJONIN CEE/CIS" - "Një katalog i praktikave të dokumentuara i UNICEF nëpërmjet Iniciativeës për Kritikën e Drejtësisë për të Mitur"[1] Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, Gjenevë, prill 2010.

     

    1. 2011 Udhëzime të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për drejtësi miqësore për të miturit[2], (Udhëzimi 4)."

     

    1. TË MITURIT DHE DREJTËSIA PËR TË MITUR: PROPOZIME PËR PËRMIRËSIME.[3]

     

    1. Drejtësia Restauruese për Fëmijë dhe Parandalimi i Krimit, Paraqitja e një eksplorimi teorik, një analizë empirike dhe perspektiva e politikave. Raporti përfundimtar i Projektit Evropian ‘Drejtësia Restauruese për Fëmijë dhe Parandalimi i Krimit’.[4]

     

     Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    1. Neshkov dhe të Tjerë kundër Bullgarisë - 36925/10 et al. Vendimi 27.1.2015[1] Çështja kishte të bënte me kushtet në mjediset e vuajtjes së dënimit në disa institucione të vuajtjes së dënimit në Bullgari. … Sa i përket hapave që mund të ndiqen për të reduktuar numrin e personave të dërguar në burg, ... prokurorët mund të autorizphen të përdorin alternativa ndaj ndjekjes penale, siç mund të jenë paralajmërimet formale, ndërmjetësimi, dhe programet e riparimit apo puna në komunitet, në fillim të procesit penal, por me anë të monitorimit të përshtatshëm për të reduktuar riskun e korrupsionit. … 70.2. Ndërmjetësimi mund të provohet i pari nëse kjo duket e përshtatshme."" 15. Në dhënien e sanksioneve dhe masave në komunitet, të cilat mund të zbatohen në vend të heqjes së lirisë, mundë të merren në konsideratë si vijon:– ...– viktimë-ndërmjetësim i shkelësit/kompensim i viktimës,"20. Arsyetimet për dënimet duhen vendosur nga ligjvënësi apo autoritete të tjera kompetente me qëllim, ndër të tjera, reduktimin e përdorimit të burgimit, zgjerimin e përdorimit të sanksioneve dhe masave në komunitet, dhe përdorimin e masave për shmangie si ndërmjetësimi, apo kompensimi i viktimës."

                                

     

    [1] https://www.unicef.org/albania/UNICEF__JJGood_Practices_WEB.pdf

    [2] https://rm.coe.int/16804b2cf3

    [3]  https://rm.coe.int/16806daa31

    [4]http://euforumrj.org/assets/upload/Restorative_Justice_and_Crime_Prevention_Final_report.pdf

    [5] Linku: http://hudoc.echr.coe.int/eng#ë"fulltext":ë"ECHR decision of 27.1.2015"],

  • Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë,[1]

     

    [1] http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf,

  • Ligji Nr. 10385, datë 24.2.2011 "Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve", i cili në nenet 14, 23, pika 1 dhe 2 të tij parashikon procedurën për ndërmjetësim në procesin penal.

  • “Rregullorja për bashkëpunimin e Shërbimit të Provës me OJF-të dhe Shërbimin e Ndërmjetësimit”, Nr.302, Datë 25.03.2009.[1]

     

    [1]http://www.ikub.al/LIGJE_CATEGORY/SHeRBIMIT-Te-PROVeS-ME-OJF-te-DH.aspx 

  • Asnjë koment
  • Cesaroni and PetersonBadali, ‘Understanding the Adjustment of Incarcerated Young Offenders: A Canadian Example’ 10(2) Youth Justice (2010) 107-125. http://ec.europa.eu/justice/newsroom/criminal/opinion/files/110510/ijjo_submission_green_paper_detention_response_en.pdf

    Goldson, ‘Child Imprisonment: the Case for Abolition’ 5(2) Youth Justice (2005) 77-90 http://ec.europa.eu/justice/newsroom/criminal/opinion/files/110510/ijjo_submission_green_paper_detention_response_en.pdf

    Bateman, ‘Reducing Child Imprisonment: A Systemic Challenge’ 5(2) Youth Justice (2005) 91-105. http://ec.europa.eu/justice/newsroom/criminal/opinion/files/110510/ijjo_submission_green_paper_detention_response_en.pdf

    Liefaard, Deprivation of Liberty of Children in Light of International Human Rights Law and Standards, Antwerp/Oxford/Portland: Intersentia Publishing 2008, pp 392-393.

    http://ec.europa.eu/justice/newsroom/criminal/opinion/files/110510/ijjo_submission_green_paper_detention_response_en.pdf

    Abramson, B. (2000) Juvenile Justice: The ‘Unwanted Child’ of State Responsibilities. An Analysis of the Concluding Observations of the UN Committee on the Rights of the Child, in Regard to Juvenile Justice from 1993 to 2000. International Network on Juvenile Justice/Defence for Children International . Available at ww.defence-for-children.org

    Amnesty International (1998) Betraying the Young: Children in the US Justice System. AI Index AMR 51/60/98. Available at: www.web.amnesty.org 

    Asquith, S. (1996) Juvenile Justice and Juvenile Delinquency in Central and Eastern Europe. University of Glasgow, Centre for the Child and Society . Available at: www.eurochild.gla.ac.uk 

    Bailleau, F. (1998) ‘A Crisis of Youth or of Juridical Response?’, in V. Ruggiero , N. South and I. Taylor (eds) The New European Criminology, pp.95-103. London: Routledge.  http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

    Bala, N. , J. Hornick , H. Snyder and J. Paetsch (eds) (2002) Juvenile Justice Systems: An International Comparison of Problems and Solutions. Toronto: Thompson.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942 

    Bauman, Z. (1998) Globalisation: The Human Consequences. Cambridge: Polity. 

    https://www.theguardian.com/world/2017/jul/14/globalisation-the-rise-and-fall-of-an-idea-that-swept-the-world

    Bazemore, G. and L. Walgrave (eds) (1999) Restorative Juvenile Justice: Repairing the Harm of Youth Crime.New York: Criminal Justice Press.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/14624740222228464 

    Beck, U. (2000) What Is Globalisation? Cambridge: Polity.

    http://www.socresonline.org.uk/7/2/beck_tomlinson.html

    Bell, V. (1993) ‘Governing Childhood: Neo-Liberalism and the Law’ , Economy and Society 22(3): 390-403.https://books.google.al/books?id=YiKi3GHD C&pg=PT419&lpg=PT419&dq=Bell,+V.+(1993)

    Braithwaite, J. (2003) ‘Restorative Justice and a Better Future’, in E. McLaughlin et al. (eds) Restorative Justice: Critical Issues. London: Sage Publications. 

    https://academic.oup.com/bjc/article-abstract/55/5/883/478399/Why-Restorative-Justice-Will-Not-Reduce?redirectedFrom=fulltext

    Buckland, G. and A. Stevens (2001) Review of Effective Practice with Young Offenders in Mainland Europe, 157-163. London: Youth Justice Board/European Institute of Social Services.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942 

    Carozza, P. (2003) ‘From Conquest to Constitutions: Retrieving a Latin American Tradition of the Idea of Human Rights’ , Human Rights Quarterly 25(2): 281-313. 

    http://scholarship.law.nd.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1584&context=law_faculty_scholarship

    Children’s Rights Alliance (2002) State of Children’s Rights in England. London: CRA for England.  https://www.childrenincrisis.org

    Christie, N. (2000) Crime Control as Industry. London: Routledge.  https://scholar.google.com

    Clarke, J. (2000) ‘A World of Difference? Globalisation and the Study of Social Policy’, in G. Lewis , S. Gewirtz and J. Clarke (eds) Rethinking Social Policy, pp. 201-216. London: Sage Publications.  https://scholar.google.com

    Council of Europe (1998) Penological Information Bulletin, no. 21. Strasbourg: Council of Europe. 

    Council of Europe (2000) European Sourcebook of Crime and Criminal Justice Statistics. Strasbourg: Council of Europe. 

    http://wp.unil.ch/europeansourcebook/files/2012/06/European-Sourcebook_1st-ed_1999-1.pdf

    Crawford, A. (2001) ‘The Growth of Crime Prevention in France as Contrasted with the English Experience’, in G. Hughes , E. McLaughlin and J. Muncie (eds) Crime Prevention and Community Safety: New Directions, pp. 214-39. London: Sage Publications.  https://scholar.google.com

    Crawford, A. (2002) ‘The Governance of Crime and Insecurity in an Anxious Age: The Trans-European and the Local’, in A. Crawford (ed.) Crime and Insecurity: The Governance of Safety in Europe, pp. 27-51.Cullompton: Willan.  https://scholar.google.com

    Cross, N. , P. Evans and J. Minkes (2003) ‘Still Children First? Developments in Youth Justice in Wales’ , Youth Justice 2(3): 151-162 .  https://scholar.google.com

    Cunneen, C. and R. White (2002) Juvenile Justice: Youth and Crime in Australia. Melbourne: Oxford University Press. https://researchonline.jcu.edu.au/19680/

    De Haan, W. (1990) The Politics of Redress. London: Unwin Hyman.  https://www.ncjrs.gov/App/abstractdb/AbstractDBDetails.aspx?id=125907

    Doek, J. (2002) ‘Modern Juvenile Justice in Europe’, in M. Rosenheim , F. Zimring , D. Tanenhaus and B. Dohrn (eds) A Century of Juvenile Justice, pp. 505-528. Chicago, IL: University of Chicago Press.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

    Fionda, J. (1998) ‘The Age of Innocence? The Concept of Childhood in the Punishment of Young Offenders’ , Child and Family Law Quarterly 10(1): 77-87 http://eprints.kingston.ac.uk/12371/

    Freeman, M. (2002) ‘Children’s Rights Ten Years after Ratification’, in B. Franklin (ed.) The New Handbook of Children’s Rights, pp. 97-118. London: Routledge

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

    Goldson, B. (2000) ‘Children in Need or Young Offenders?’ . Child and Family Social Work 5(3): 255-265 http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1046/j.1365-2206.2000.00161.x/abstract

    Harris-Short, S. (2003) ‘International Human Rights Law: Imperialist, Inept and Ineffective? Cultural Relativism and the UN Convention on the Rights of the Child’ , Human Rights Quarterly 25(1): 130-181 https://muse.jhu.edu/article/38764/summary

    Jones, J. and T. Newburn (2002) ‘Policy Convergence and Crime Control in the USA and the UK’ , Criminal Justice 2(2): 173-203. https://books.google.al

    Junger-Tas, J. (2002) ‘The Juvenile Justice System: Past and Present Trends in Western Society’, in I. Weijers and A. Duff (eds) Punishing Juveniles, pp. 23-44. Oxford: Hart 

    Justice (2004) Restorative Justice: The Way Ahead. London: Justice . http://journals.sagepub.com

    Kempf-Leonard, K. and E. Peterson (2000) ‘Expanding Realms of the Neë Penology: The Advent of Actuarial Justice for Juveniles’ , Punishment and Society 2(1): 66-97. 

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/17488958020020020501

    Komen, M. (2002) ‘Dangerous Children: Juvenile Delinquency and Judicial Intervention in the Netherlands, 1960-1995’ , Crime, Laë and Social Change 37: 379-401. https://link.springer.com/article/10.1023/A:1016011826864

    Kuure, T. (2002) ‘Loë Custody in Finland’ , paper given at the Children Law UK/NACRO Conference, ‘Reducing Custodial Sentencing for Young Offenders: The European Experience’, London, 23 October.

    https://books.google.al/books?id=hr8bmUVxasëC&pg=PA329&lpg=PA329&dq=Kuure

    Mears, D. (2002) ‘Sentencing Guidelines and the Transformation of Juvenile Justice in the 21st Century’ , Journal of Contemporary Criminal Justice 18(1): 6-19. 

    http://journals.sagepub.com/author/Alberola%2C+Cristina+Rechea

    Rechea Alberola, C. and E. Fernandez Molina (2003) ‘Juvenile Justice in Spain: Past and Present’ , Journal of Contemporary Criminal Justice, 19(4): 384-412 

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1043986203258804

    Schaffner, L. (2002) ‘An Age of Reason: Paradoxes in the US Legal Construction of Adulthood’ , International Journal of Children’s Rights 10: 201-232.

    https://www.researchgate.net/publication/An_age_of_reason

    Scraton, P. and D. Haydon (2002) ‘Challenging the Criminalisation of Children and Young People: Securing a Rights Based Agenda’, in J. Muncie , G. Hughes and E. McLaughlin (eds) Youth Justice: Critical Readings, pp.311-328. London: Sage Publications. 

     http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

    MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS, OSCE Linku: http://www.osce.org/albania/80121?download=true

    Manual SHËRBIMI I NDËRMJETËSIMIT DHE DREJTËSIA RESTAURUESE PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN Për procedurat e ndërmjetësimit përmes gjykatës Linku: https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/Gjykata_rev_11.pdf

    STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E PARANDALIMIT, LUFTËS KUNDËR KORRUPSIONIT E QEVERISJES TRANSPARENTE, 2008 - 2013 parashikon nevojën për trajnimin dhe kualifikimin e grupit te ndërmjetësuesve qe do të merren me ndermjetësimin në çeshtjet penale, civile, familjare dhe administrative. Linku: http://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/strategji_lufta-kunder-korrupcionit_2008_diaca.pdf.

  • Ligji nr. 9090, datë 26.6.2003 "Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve" kishte një dispozitë analoge me nenin 64 të KDPM. Ky ishte neni 17 që parashikonte afatin 45 ditor të procedurës së ndërmjetësimit kur çështja ishte dërguar nga gjykata ose prokuroria. Në rastin kur konflikti zgjidhej me anë të ndërmjetësimit, organet gjyqësore e të prokurorisë vendosnin pushimin e çështjes penale a civile ose refuzimin e fillimit të procedimit penal, si dhe bënin shënimet në regjistrat përkatës.

    Linku: http://www.pp.gov.al/ëeb/ligj_per_ndermjetesimin_37.pdf 

    Ligji nr. 8465, datë 11.03.1999, Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve" Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve" i cili në nenin 13 të tij parashikonte se në rastet kur gjykata ose prokuroria çmonin se konflikti mund të zgjidhej me ndërmjetësim dhe palët nuk kishin kundërshtim, pezullonin shqyrtimin e çështjes dhe ia dërgonin çështjen për shqyrtim, ndërmjetësit. Në qoftë se mosmarreveshja nuk zgjidhej me ndërmjetësim, atwhere gjykata/prokuroria rifillonin procedimin ligjor me kërkesën e palëve.

    Linku: http://www.ikub.al/LIGJE/903110038/Article-Per-ndermjetesimin-per-zgjidhjen-me-pajtim-te-mosmarreveshjeve-.aspx 

    KPP miratuar me ligjin Nr. 7905, DATË 21.3.1995, ndyshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002 http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2002/PDF-2002/77-2002.pdf, me ligjin nr. 10 054, datë 29.12. 2008, http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2008/PDF-2008/205-2008.pdf, me ligjin 145/2013, http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2013/PDF-2013/83-2013.pdf, me ligjin 35/2017, https://www.parlament.al/ëp-content/uploads/2017/04/ligj-nr.-35-dt.-30.3.2017.pdf në nenin  59, për viktimën akuzuese parashikon se: ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 125, 127, 148, 149 dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij. Nëse i dëmtuari akuzues ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit. Po ashtu, K.Pr.P edhe në nenin 284, pika 5  parashikon se për rastet e parashikuara nga neni 59, ankimi bëhet në gjykatë nga i dëmtuari akuzues.

Marjana Semini
Arta Mandro, Koraljka Bumči, Renate Winter