1Pasi kryen veprimet e nevojshme hetimore, policia gjyqësore i dërgon aktet prokurorit bashkë me një relacion shpjegues për faktin dhe provat, si dhe me sugjerimet e veta për mënyrën e përfundimit të hetimeve.
2Brenda afatit të parashikuar nga neni 324, i këtij Kodi, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit.
3Njoftimi përmban përshkrimin e përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet, kohën dhe vendin e kryerjes, cilësimin juridik, lajmërimin për depozitimin e akteve në sekretari dhe të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje.
4I pandehuri njoftohet gjithashtu, se ka të drejtë që brenda dhjetë ditëve të paraqesë memorie e dokumente, t’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë, të bëjë deklarime apo të kërkojë që të merret në pyetje. Kur i pandehuri kërkon të pyetet, prokurori është i detyruar të procedojë me pyetjen e tij.
5Kur prokurori pranon kërkesën e të pandehurit për të kryer hetime shtesë, ato duhet të përfundojnë brenda tridhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës. Ky afat mund të zgjatet vetëm një herë dhe jo më shumë se dy muaj dhe në çdo rast pa kaluar afatin tërësor të hetimit. Kur nuk e pranon kërkesën e të pandehurit, prokurori merr vendim të arsyetuar, sipas paragrafit 2, të nenit 110, të këtij Kodi.
6Në përfundim të hetimeve paraprake, prokurori procedon si më poshtë:
avendos pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga paragrafi 1, i nenit 328, ose i kërkon gjykatës pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga neni 329/a i Kodit;
bi kërkon gjykatës dërgimin e çështjes në gjyq, kur nuk procedon sipas neneve 400, 406/a dhe 406/dh të këtij Kodi.