1Kur ekzistojnë rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit, prokurori jep vendim të arsyetuar për mosfillimin e tij, brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kallëzimit.
2Vendimi u njoftohet menjëherë atyre që kanë bërë kallëzim ose ankim, viktimës ose trashëgimtarëve të saj, të cilët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit.
3Ankimi shqyrtohet nga gjyqtari që gjykon kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake, i cili jep vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e ankimit. Ankimi shqyrtohet në seancë gjyqësore, por kur palët nuk paraqiten pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos mbi aktet e paraqitura.
4Kur e gjen të bazuar ankimin, gjykata urdhëron prokurorin të regjistrojë procedimin dhe të kryejë hetimet e nevojshme, duke përcaktuar edhe drejtimin e tyre.
5Kundër vendimit palët mund të bëjnë ankimnë gjykatën e apelit brenda 10 ditëve. Gjykata e apelit vendos brenda 30 ditëve nga marrja e akteve.